No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Pioli: Ja ku gabuam ndaj Lille

Pioli: Ja ku gabuam ndaj Lille

Milani nuk humbiste një ndeshje zyrtare prej muajit mars dhe disfata erdhi mbrëmjen e kaluar përballë Lille në Europa League. Kuqezinjtë u mposhtën 0-3 në “San Siro”, takim rreth të cilit foli Stefano Pioli, trajneri i ekipit italian.

U përballëm me një skuadër të fortë dhe nuk është se e nisëm keq takimin. Më pas ia vështirësuam gjërat vetes. Prisja që të ishim më të rrezikshëm, por ata janë shumë të shpejtë dhe të fortë fizikisht. Shënuan të parët dhe më pas përfituan nga hapësirat që lamë pas.

Duhet të nxjerrim mësime nga kjo ndeshje. Jemi një ekip i ri, por i pjekur dhe do të gjejmë një mënyrë për të reaguar. Është hera e parë që do na duhet të analizojmë më shumë gjërat negative sesa ato pozitive. I lejuam shumë hapësira një skuadre shumë të mirë.

Ndihem mirë te Milani, ambienti është i shkëlqyer dhe drejtuesit na qëndrojnë shumë afër. Këtu janë kushtet ideale për të bërë sa më mirë punën tonë“, përfundon trajneri i ekipit kryesues të kampionatit italian.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Manchester City blindon Foden me një rrogë marramendëse

Phi Foden ka shpërthyer. Në përballjen e dyfishtë kundër Borussia Dortmund në çerekfinalet e Champions League ka qenë vendimtar në të dy ndeshjet, për...

Musaila realizon dy gola, Bayern fluturon (VIDEO)

Bayern Munich e mbyll pjesën e parë në fushën e Wolfsburg me rezultatin 3-1. https://streamable.com/7jwios Pas fillimit super të djemve të Hansi Flick me golin e...

Edhe një medalje e madhe për Kosovën, Akil Gjakova në finale të Evropianit

Kosova ka siguruar edhe një medalje në Evropianin e xhudos në Lisbonë. Akil Gjakova ka kaluar në finale të kategorisë deri 73 kilogramë. Akili...

Ylli i Chelsea-t zbulon prapaskenën: Doja të tërhiqesha në moshën 17 vjeç

Jorginho, mesfushori i Chelsea-t, është rrëfyer në një intervistë të dhënë për Daily Mail. “Po të isha bërë një futbollist profesionist në Brazil, do të...

Recent Comments