No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Ademi: Do të jemi vëllai i vogël sa herë që i duhemi...

Ademi: Do të jemi vëllai i vogël sa herë që i duhemi Shqipërisë

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ishte i pranishëm ditën e sotme në Shqipëri së bashku me anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, në një vizitë speciale te zyrat e reja të FSHF-së si dhe te stadiumi “Air Albania”.

Në një deklaratë para mediave, Ademi foli për këtë vizitë, si dhe për vëllazëroren që do të zhvillohet më 11 nëntor apo edhe ligjin e sponsorizimit, duke u shprehur:

Vizita – Jemi të nderuar që jemi prezent dhe jemi pritur nga presidenti Duka dhe Komiteti Ekzekutiv, për të parë këto objekte të mrekullueshme. Kemi vizituar shumë shtete të Ballkanit, por zyrat e FSHF-së dhe “Air Albania”, janë të nivelit më të lartë. Rastisi kjo vizitë në një ditë shumë të vështirë për Kosovën, për faktin që janë thirrur në Hagë disa udhëheqës të UÇK-së dhe shtetit tonë. Jemi me ta dhe besojmë në pastërtinë dhe drejtësinë e tyre”, tha Ademi.

“Jemi këtu për të falënderuar presidentin Duka që ka qenë një nga promotorët që Kosova të pranohet në FIFA dhe UEFA dhe pjesa e tij është shumë e rëndësishme e për këtë jemi shumë të nderuar. Kemi bërë lobime të mëdha së bashku me ish-presidentin e ndjerë Fadil Vokrri. Duhet të jemi të nderuar që kemi një njeri që është në qeverisjen e futbollit evropian”.

“Ne duam ta falënderojmë publikisht, për të gjitha ndihmesat për futbollin e Kosovës. Këtë ditë do ta shfrytëzojmë për projekte të reja. Kemi ardhur në përkrahje të rastit të Superiores. Shumë mirë që filloi Superiorja në Shqipëri. Ne e kemi një ligj dhe do të japim mendimin tonë dhe përvojën për ligjin e sponsorozimit nëse do të jetë nevoja. Futbolli është kudo në botë sport primar dhe me impakt shumë të madh në popullatë. Duhet ta trajtojmë futbollin si segment të mirë ekonomik dhe shpirtëror”.

Miqësorja – Sfida ndaj Shqipërisë do të jetë gjithmonë një vëllazërore dhe ne do të jemi gjithmonë një vëlla i vogël sa herë që i duhemi Kombëtares, në të gjitha ndeshjet tona dhe me kapacitetet tona FSHF-së.

Ligji i sponsorizimit në Kosovë- Është i prekshëm dhe shumë i lehtë dhe i arsyeshëm. Ne mund të japim përvojat tona në futboll dhe jo vetëm. Në futboll ka më shumë njerëz të interesuar për të investuar. Kemi fatin që në Kosovë janë afruar shumë kompani të mëdha në Ligat tona. Është një ngritje ekonomike, që sjell ngritjen cilësore. Ne me kapacitetet tona, jemi të gatshëm me cilindo të flasim se si po ecën ligji i sponsorizimit.

Çfarë ka më mirë Shqipëria se Kosova? Ka më shumë trajnerë të licencuar dhe cilësorë si edhe futbollistë. 

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Dy autogola dhe Messi “show”, Barcelona “manita” ndaj Getafes

Nuk e pati të lehtë sa duket nga rezultati, por Barcelona arriti të marrë tre pikë ndaj Getafes dhe të vazhdojë ndjeksjen...

Kosova VR siguron kalimin në Ligën e Dytë

Kampionati në Ligën e Tretë të futbollit kosovar ka për t’i zhvilluar edhe tri ndeshje deri në mbyllje të këtij edicioni, mirëpo...

Napoli turpëron Lazion

Napoli ka marrë një fitore spektakolare në shtëpi ndaj Lazios me shifrat e thella 5:2, duke i turpëruar kryeqytetasit.

Adnan Januzaj realizon gol për Sociedadin

Futbollisti shqiptar me pasaportë belge, Adnan Januzaj ka arritur të shënojë gol në sfidën që skuadar e tij Real Sociedad po e...

Recent Comments