No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Sot dy ndeshje në Superligën e Kosovës

Sot dy ndeshje në Superligën e Kosovës

Sot vazhdon Superliga e Kosovës me dy ndeshje interesante, përcjell KosovaPress.Me fillim nga ora 13:30 zhvillohet ndeshja mes Feronikelit dhe Ballkanit. Lideri i Superligës në këtë ndeshje hyn me qëllim për të vazhduar serinë e mirë të fitoreve ku udhëton drejt stadiumit “Rexhep Rexhepi” në Drenas. Ndeshja e fundit që do ta përmbyll javën e 11 i takon përballjes mes Gjilanit dhe Llapit. Gjilanasit presin në shtëpi në stadiumin “Gjilan City” skuadrën e Llapit me fillim nga ora 13:30. Llapjanët janë duke kaluar nëpër një formë të tmerrshme ku pas nëntë ndeshjeve kanë arritur të fitojnë vetëm një ndeshje, kanë barazuar dy herë dhe kanë arritur të regjistrojnë gjashtë humbje kështu duke u pozicionuar në pozitën e fundit në tabelë, respektivisht të dhjetën në kuotën e pesë pikëve.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Penza fiton ndaj Prishtinës dhe kalon në finale

Pikët e amerikanës Gabrielle Cooper, me sirenë ia siguroi finalen Penzës në “play-offin” e Superligës për femra. Penza ka...

Dortmundi skuadra e parë në Europë që u jep hapësirë më së shumti të rinjve

Observatori i Futbollit, CIES, ka publikuar ditën e sotme një tjetër studim të kryer prej tyre, ku listojnë klubet më të mira...

Gafa e portierit të Fenerbahçes bëhet “hit” në internet

Gafa e portierit të Fenerbahçes, Atlai Bajindir është duke bërë xhiron e internetit. Gardiani 22-vjeçar, pësoi një gol të çuditshëm në sfidën...

Dardanët e rinj arrijnë në Sofje

Kombëtarja e Kosovës U17 ka arritur në Sofje, ku më 14 dhe 16 prill do t’i luajë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren...

Recent Comments