Gola, kartonë të kuq dhe shumë penallti të akorduara në duelet e mbrëmjes së sotme në Champions League. Barcelona, Juventus, Chelsea, Dortmund dhe Sevilla bëjnë detyrën, teksa ngecën nënkampionët e PSG-së.https://platform.twitter.com/embed/index.html?dnt=false&embedId=twitter-widget-0&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1324110587928940548&lang=en&origin=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Fvideo-gola-te-kuqe-shume-penallti-dhe-nje-surprize-uzuni-realizon-endrren%2F&theme=light&widgetsVersion=ed20a2b%3A1601588405575&width=550px
Katalanasit fituan 2-1 në shtëpi përballë një Dynamo Kyiv të gjymtuar nga mungesat, për shkak të pandemisë dhe dëmtimeve. Leo Messi fitoi një penallti dhe e ktheu atë në gol në minutën e 5-të, me fraksionin e parë të ndeshjes që nuk prodhoi më gola. Gerard Pique u rikthye te goli pas një kohe të gjatë në minutën e 65-të.https://streamja.com/embed/ewzZ9
Mbrojtësi katalanas shfrytëzoi një kros të talentit Ansu Fati dhe goditi bukur me kokë, duke realizuar golin e qetësisë për ekipin e Roland Koeman. Miqtë nga Ukraina shkurtuan rezultatin dhjetë minuta më vonë.
Dalje e shpejtë e miqve dhe finalizim i kapitenit Tsygankov. Vetëm kaq, Barcelona i menaxhoi mirë minutat e mbetura dhe siguroi fitoren e tretë radhazi në grupin G, aty ku kryeson me tre pikë më shumë se Juventusi.https://streamja.com/embed/OnA1O
Kampionët e Italisë nuk hasën probleme në Hungari përballë Ferencvarosit vendas. Djemtë e Andrea Pirlos triumfuan 1-4, falë dygolëshave të Alvaro Moratës dhe Paulo Dybala. Sulmuesi spanjoll zhbllokoi takimin në minutën e shtatë, teksa suksesi me “poker” u vulos në 45 minutat e dyta.https://streamja.com/embed/B4lAl
Myrto Uzuni, i cili ka qëndruar pushim kohët e fundit për shkak të infektimit me Covid-19, u fut në fushë në minutën e 80-të, duke plotësuar ëndrrën e tij për të luajtur kundër Crisiano Ronaldos. Ferencvaros gjeti golin e nderit në minutën e fundit me anë të sulmuesit Boli.
Fitore e pastë edhe për Chelsea. “Blutë e Londrës” nuk hasën vështirë në sfidën shtëpiake kundër Rennes. Timo Werner shndërroi në gola dy penallti të akorduara për vendasit në fraksionin e parë, teksa rrjeta e Tammy Abraham vulosi triumfin me “tris” të skuadrës së Frank Lampard.https://streamja.com/embed/ewzoX
Miqtë francezë luajtën me një lojtar më pak prej minutës së 40-të, moment kur ish-interisti Dalbert u largua pas ndëshkimit me kartonin e dytë të verdhë. Me të njëjtin rezultat fitoi edhe Dortmundi në Belgjikë.https://streamja.com/embed/pA0bX
Verdhezinjtë gjermanë mposhtën 0-3 Club Brugge, falë rrjetës së Thorgan Hazard dhe dygolëshit të të përhershmit Erling Haaland (goli i 13 në Champions në 11 ndeshje të luajta për bomberin viking).
Leipzig ia del të hakmerret ndaj PSG-së, që i eliminoi gjermanët në gjysmëfinalen e sezonit të kaluar në kompeticionin e më të fortëve. Djemtë e Julian Nagelsmann fituan 2-1 me përmbysje në Gjermani, duke u hakmarrë ndaj francezëve.https://streamja.com/embed/jnkwo
Angel Di Maria kaloi nënkampionët e Evropës në avantazh në minutën e 6-të. Argjentinasi kishte një shans të artë për të mbyllur ndeshjen 10 minuta më vonë, por gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Vendasit e shfrytëzuan diçka të tillë dhe barazuan në fundin e pjesës së parë.https://streamja.com/embed/zNVQk
Christopher Nkunku gjeti golin kundër ish-ekipit të tij, ndërsa fitorja erdhi në minutën e 57-të, kur suedezi Forsberg ktheu në gol një penallti. Gjërat u vështirësuan për PSG-në pas daljes me të kuqe të afrikanit Idrissa Gueye, i cili mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 69-të, teksa në shtesa u largua një tjetër lojtar i miqve me të kuqe, mbrojtësi Kimpembe.
Sukses heroik për Sevilla. Ekipi andaluzian triumfoi 3-2 në fushën e vet përballë rusëve të Krasnodar. Rusët shënuan dy gola brenda 4 minutave, por Ivan Rakitic rihapi takimin me golin e shënuar në minutën e 42-të.https://streamja.com/embed/ZJzlP
Shtesat e pjesës së parë sollën kartonin e kuq të Jesus Navas. Sevilla me një lojtar më pak gjatë gjithë 45 minutave të dyta, por djemtë e Lopetegui u treguan perfektë, shënuan dy herë me anë të marokenit Youssef En Nesyri dhe siguruan tre pikë të jashtëzakonshme.
