No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Zidane: S'ka mbaruar asgjë, na pret betejë e vërtetë në Milano

Zidane: S’ka mbaruar asgjë, na pret betejë e vërtetë në Milano

Real Madrid mori fitoren e parë në Champions League kundër Interit. Një triumf me shumë vlera, por edhe i vuajtur. Trajneri Zinedine Zidane i gëzohet tre pikëve dhe nga ana tjetër e pranon se situata në grup nuk është më e mira, duke patur parasysh që ndeshjen e radhës e luajnë në Milano sërish ndaj zikaltërve.

“Fituam një ndeshje të vështirë, kundër një Interi që shënoi dy gola në portën tonë. Ishte një ndeshje e nivelit të Champions League, e fortë, dhe në fund shënuam golin e tretë që vlen tre pikë”, tha fillimisht Zidane.

Më pas, në deklaratën e dhënë për Sky Sport Italia, ai shtoi: “Ishte një finale për ne dhe për ata gjithashtu, kështu që jam i lumtur me rezultatin dhe marrjen e tre pikëve. Ishte shumë e rëndësishme t’i merrnim ato”.

Reali renditet në vendin e dytë, pasi dje Borussia M’Gladbah triumfoi në Ukrainë kundër Shakhtar Donetsk. “Pavarësisht fitores, ende është shumë e vështirë situata në këtë grup. Duhet të shkojmë në Itali dhe do të zhvillojnë një tjetër betejë të vërtetë atje.

Gjithsesi ishte e rëndësishme të merrnim këto tre pikë si fillim. Jam i lumtur për lojtarët e mi, të cilët u përpoqën shumë kundër një ekipi të mirë si Interi”, përfundoi Zinedinë Zidane, ndërkohë që deri në fund do të luftohet për dy vendet e para në grup, pasi diferenca mes skuadrave është maksimalisht tre pikë.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Penza fiton ndaj Prishtinës dhe kalon në finale

Pikët e amerikanës Gabrielle Cooper, me sirenë ia siguroi finalen Penzës në “play-offin” e Superligës për femra. Penza ka...

Dortmundi skuadra e parë në Europë që u jep hapësirë më së shumti të rinjve

Observatori i Futbollit, CIES, ka publikuar ditën e sotme një tjetër studim të kryer prej tyre, ku listojnë klubet më të mira...

Gafa e portierit të Fenerbahçes bëhet “hit” në internet

Gafa e portierit të Fenerbahçes, Atlai Bajindir është duke bërë xhiron e internetit. Gardiani 22-vjeçar, pësoi një gol të çuditshëm në sfidën...

Dardanët e rinj arrijnë në Sofje

Kombëtarja e Kosovës U17 ka arritur në Sofje, ku më 14 dhe 16 prill do t’i luajë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren...

Recent Comments