Sot në program janë tri ndeshje në kuadër të javës së 11-të në Superligën e Kosovës në futboll. Trepça ’89 pret kampionin Dritën, në takimin që drejtohet nga gjyqtari Genc Nuza. Prishtina synon t’i kthehet fitores, në përballjen me Arbërinë, që luhet në “Fadil Vokrri”. Gjyqtar kryesor është Shpëtim Murtezi, derisa Besa – Drenica, është një tjetër ndeshje interesante, që gjykohet nga Tefik Maloku. Të gjitha ndeshjet fillojnë në ora 13:30.