No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Rrëfehet Munishi, flet për premtimin që i dha Cimës dhe për shumëçka...

Rrëfehet Munishi, flet për premtimin që i dha Cimës dhe për shumëçka tjetër

“Timonieri” kosovar Ismet Munishi vazhdon të dhurojë spektakël në fushën e gjelbër me skuadrën e Ballkanit, e cila në këtë kampionat është duke e thënë fjalën kryesore.

Trajneri nga Prishtina në një intervistë të gjatë për “Zeri.info” është rrëfyer për xhirot e para të kampionatit, ftesën që së fundmi ka ardhur në klub për sulmuesin Mirlind Daku nga Përfaqësuesja A e Kosovës, premtimin që ia ka dhënë presidentit të klubit Arsim Kabashit dhe për të ardhmen.

Munishi ndër të tjera ka thënë se disa gjëra rreth karrierës së tij do t’i zbulojë vetëm në librin e tij, që do ta promovojë në fund të karrierës si trajner.

Dukeni në disponim të mirë, a vjen ky disponim për rezultatet e Ballkanit apo ftesën që i ka ardhur Mirlind Dakut nga Përfaqësuesja A e Kosovës?

Munishi: Pa dyshim që për ftesën e cila i erdhi Dakut. Është nder dhe krenari të ftohesh dhe të luash për Kosovën.

A mendoni se e ka merituar edhe ndonjë lojtar tjetër i Ballkanit ose edhe i skuadrave të tjera të Superligës ftesën nga përzgjedhësi Bernard Challandes?

Munishi: Mendimet e mia do t’i mbaj për vete. Selektorit i dëshiroj suksese. Ai ka të drejtë gjithmonë.

T’i rikthehemi Balllanit, jeni në pozitën e parë, por ditët e fundit ju kemi parë të acaruar në rrjetet sociale në lidhje me ecurinë e Superligës. Çka ndodhi?

Munishi: Ia kam dhënë një premtim presidentit Arsim Kabashi që nuk do të merrem fare me këto dukuri. Opinioni i ka parë të gjitha.

Dallimet e Ballkanit në këtë edicion me të kaluarin

Çka e dallon këtë Ballkan nga ai i edicionit të kaluar?

Munishi: Ky Ballkan ka më shumë konkurrencë dhe përvojë. Sivjet kemi më shumë lojtarë kampionë.

Në këtë verë janë transferuar shumë futbollistë me emër. Jashanica nuk po luan shumicën e ndeshjeve, Haxhihamza gjithashtu, për dallim nga Gripshi, Korenica ose Thaqi, sa jeni të kënaqur me paraqitjet e tyre dhe transferimeve në përgjithësi?

Munishi: Vlerat e Bajram Jashanicës i dinë të gjithë. Ishte i lënduar në fazën përgatitore dhe tashmë po e merr veten fizikisht. I ka bërë tri ndeshje deri tani. Po ashtu edhe Haxhihamza ka luajtur disa ndeshje. Kampionati është i ngjeshur, po bëjmë rotacion dhe po na ecën shumë mirë kur po inkuadrojmë lojtarë të freskët. Gripshi, Korenica, Thaqi kanë punuar shumë mirë gjatë fazës përgatitore dhe po tregojnë vlerat e tyre. Bëhet fjalë për superfutbollistë.

Vitin e kaluar yll i Ballkanit ishte Blend Baftiu. Sivjet më shumë po flitet për Mirlind Dakun, a ka mbetur Blendi nën hije?

Munishi: Blendi Bafiu nuk ka mundësi që me atë talent të mbetet nën hije.

Kur jemi te Blendi, çka ndodhi, pse mbeti te Ballkani?

Munishi: Blendi te Ballkani është përkohësisht. Blendi ka oferta në vazhdimësi. Blendi vendos vetë se kur dhe ku do të transferohet.

Një tjetër yll i futbollit kosovar, Arbër Hoxha, vazhdon të jetë i dëmtuar, kur pritet të rikthehet në fushë?

Munishi:Arbër Hoxha po punon mjaft mirë. Rikuperimi po bëhet në mënyrë perfekte. Arbëri kthehet në sezonin tjetër në mars dhe më besoni se spektaklin nga Arbëri do ta keni të garantuar.

Nuk flet për kundërshtarët 

Në një studio televizive keni deklaruar se i frikoheni më shumti Dritës në luftë për titull, e ruani ende këtë mendim, nëse po, pse?

Munishi: Nuk do të flas për ekipet e tjera. Nuk më interesojnë fare në këtë edicion. Tregova edhe më lart se ditë më parë ia kam dhënë një premtim presidentit.

Ndaj Feronikelit ishit duke fituar me rezultat 3:0 dhe Nikli u rikthye në lojë duke i shënuar dy gola dhe rrezikuat ta barazoni rezultatin. Ndaj Trepçës ’89 ishit duke fituar 3:0 dhe humbët 4:3. A është kjo papjekuri e ekipit apo si i komentoni këto ndeshje?

Munishi: Ky ishte mësim i mirë për neve, sidomos ndeshja me Trepçën ’89.

Vazhdoni të ndëshkoheni nga gjyqtarët me karton të kuq, si e komenti referimin në këtë kampionat?

Munishi: Referimi është më i mirë në këtë edicion sesa në të kaluarin. Por gjithmonë ka vend për përmirësime.

Vitin e kaluar ishit afër titullit kampion, mirëpo u dorëzuat në xhirot e fundit. Ju si trajner afër keni qenë edhe vite më parë me Hajvalinë, ku gjithashtu keni mbetur jashtë garës në fund. Mund ta komentoni këtë fakt?

Munishi: Ata që e përcjellin futbollin e dinë përgjigjen time në këtë pyetje. E dinë edhe qëndrimin tim. Kur ta publikoj librin në fund të karrierës do të ketë gjëra shumë interesante për t’i lexuar.

Për fund, çka pritni në ndeshjen e radhës ndaj Feronikelit?

Munishi: Te Feronikeli ka ardhur një mik imi, Klodian Duro. Mikut tim i dëshiroj shumë suksese me Niklin. Duro me eksperiencën që e ka është vlerë jo vetëm për Niklin, por edhe për futbollin kosovar.

Dëshironi të shtoni diçka?

Munishi: Duhet thënë se “Cima” (presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi) ka arritur të organizojë klubin në ato nivele që të japë reprezentues brenda katër viteve. Kushtet, trajtimi i futbollistëve në klubin e Ballkanit janë në nivelet më të larta. 

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Penza fiton ndaj Prishtinës dhe kalon në finale

Pikët e amerikanës Gabrielle Cooper, me sirenë ia siguroi finalen Penzës në “play-offin” e Superligës për femra. Penza ka...

Dortmundi skuadra e parë në Europë që u jep hapësirë më së shumti të rinjve

Observatori i Futbollit, CIES, ka publikuar ditën e sotme një tjetër studim të kryer prej tyre, ku listojnë klubet më të mira...

Gafa e portierit të Fenerbahçes bëhet “hit” në internet

Gafa e portierit të Fenerbahçes, Atlai Bajindir është duke bërë xhiron e internetit. Gardiani 22-vjeçar, pësoi një gol të çuditshëm në sfidën...

Dardanët e rinj arrijnë në Sofje

Kombëtarja e Kosovës U17 ka arritur në Sofje, ku më 14 dhe 16 prill do t’i luajë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren...

Recent Comments