Skuadra kampione e Kosovës në konkurrencën e femrave, Mitrovica është mposhtur në raundin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.
Skuadra mitrovicase humbi në duel me austriaket e St.Polten.
Rezultati përfundimtar i këtij ballafaqimit ishte 2-0.
Rol të madh në këtë disfatë luajtën mungesat e shumta që pati skuadra kosovare për shkak të mos lëshimit të vizave nga Ambasada e Austrisë.
Kujtojme qe KFF Mitrovica pati vetëm 5 rezerviste në këtë takim ndërsa kundërshtaret ishin të plota.