No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Maradona operohet në kokë, raportohet se gjithçka shkoi mirë

Maradona operohet në kokë, raportohet se gjithçka shkoi mirë

Diego Maradona i është nënshtruar një operacioni në kokë mbrëmjen e djeshme, pasi kishte pësuar një mpiksje gjatë një goditjeje që kishte marrë disa ditë më parë, ndërsa gjithçka shkoi me sukses.

Lajmi u dha nga nga zëdhënësi i legjendës argjentinase të futbollit, Sebastian Sanchi, që deklaroi se operacioni kishte shkuar shumë mirë dhe se Maradonës do t’i duhen pak ditë për të rimarrë veten dhe për t’iu rikthyer normalitetit.

“Operacioni zgjati rreth 80 minuta dhe gjithçka shkoi shumë mirë, duke hequr pjesën e mpiksjes në krahun e majtë të kokës. Diego e përballoi mirë operacionin, ndonëse do të vijojë të qëndrojë nën mbikëqyrjen e mjekëve edhe për disa ditë”, u shpreh Sanchi.

Maradona festoi të premten 60-vjetorin e lindjes, teksa u ul në pankinë për ndeshjen mes Gimnasia La Plata-s dhe Patronatos, por u largua në fundin e pjesës së parë, pasi nuk ndjehej mirë.

Të shtunën “El Pibe D’Oro” u shtrua në një klinikë private në La Plata, fillimisht me dyshimet se po kalonte një gjendje të rënduar psikologjike, po ekzaminimet mjekësore konfirmuan se bëhej fjalë për një mpiksje gjaku në kokë.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Sekreti i Chelseat, ngrohja e këpucëve me mikrovalë!

Mbrapa momentit të mirë të Chelsea-t pas marrjes së drejtimit të ekipit nga ana e Thomas Tuchel, duket se fshihet një pajisje elektroshtëpiake. Sipas The...

Verrati: Mund të fitojmë gjithçka

Marco Verrati ka folur për kanalet zyrtare të Paris Saint-Germain. “Ky vit është më i komplikuar për gjithçka: në jetë, në sport, kudo. Po jetojmë...

Koronavirusi “ngujon” Interin, Conte anulon konferencën për shtyp

Pas pesë rasteve të pozitivitetit me Coronavirus tek Interi, që përfshinin Marotta, Ausilio, Antonello, avokati Capellini dhe një anëtar të stafit, trajneri Antonio Conte...

LeBron i kundërpërgjigjet ashpër suedezit të Milanit, “hap zjarr” ndaj Ibrës

LeBron James ka kundërshtuar pretendimin e Zlatan Ibrahimovic se sportistë si ai duhet ta mbajnë larg politikën. Sulmuesi i Milanit e thumboi ikonën e...

Recent Comments