No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Liverpooli me 5 yje, Reali mposht Interin! Bayerni e City nuk falin

Liverpooli me 5 yje, Reali mposht Interin! Bayerni e City nuk falin

Real Madrid ia ka dalë të marrë fitoren e parë në Champions këtë sezon. Madrilenët mposhtën Interin me rezultatin 3-2 dhe gara në grupin e tyre është e hapur. Madrilenët shënuan në pjesën e parë me Benzema e Ramos, ndërkohë që Lautaro Martinez hapi takimin.

Në fraksionin e dytë të lojë ishte Perisic ai që vendosi baraspeshën, kurse Rodrygo dhjetë minuta para fundit të kohës së rregullt shënoi golin që i mbylli llogaritë e ndeshjes. 3-2 dhe Reali mori pikët e plota, kurse Interi mbetet në krizë dhe në kërkim të fitores së parë.https://streamja.com/embed/NNoyX

Bayern Munich, kampionët në fuqi të Champions League, morën fitoren e radhës dhe këtë herë likuiduan austriakët e RB Salzburg.  Mërgim Berisha befasoi gjermanët që në minutën e katërt, por 45 minutat e para u mbyllën 1-2. Lewandowski dhe Kristiensen me autogolin e tij i dhanë epërsinë bavarezëve.

Okugawa për Salzburg i barazoi shifrat, por Bayern nuk mund të pajtohej me rezultatin. Boateng, Sane, sërish Lewandowski dhe Hernandez shënuan katër herë dhe bënë që ndeshja të mbyllej me rezultatin 2-6 në favor të gjermanëve.https://streamja.com/embed/B4l1N

GRUPI D – Liverpool i ka dhënë një shuplakë skuadrës së Atalantës, duke i shënuar pesë gola. Diego Jota ishte ai që shkëlqeu, duke realizuar dy herë në pjesën e parë dhe më pas ia la skenën sulmuesve Salah e Mane, për t’ia vënë vetë “kapakun” me golin e pestë.  Gara për vendin e dytë mbetet e hapur, pasi Ajax ka triumfuar kundër Midtjylland me rezultatin 1-2 në transfertë dhe tani numëron katër pikë, po aq sa Atalanta.https://streamja.com/embed/zNV7R

GRUPI C – Manchester City ka bërë detyrën kundër Olympiacos, teksa ka regjistruar fitoren e tretë në ndeshjet në grupe. Ferran Torres shënoi edhe në ndeshjen e tretë, duke u vënë në rang me lojtarë si Haaland dhe Mbappe. Spanjolli shënoi në fillim të takimit, kurse Gabriel Jesus realizoi më pas edhe golin e qetësisë. Në fund Cancelo realizoi edhe golin e tretë.

Fitore edhe për Porto, që i realizoi tre gola francezëve të Marseille. Portugezët shkojnë në kuotën e gjashtë pikëve dhe ndjekin anglezët e City në grup, duke hedhur një hap përpara për kualifikimin në fazën tjetër të Champions League.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Futbollisti i Ferizajt i shpëton më të keqes, kthehet në shtëpi shëndosh e mirë

Futbollisti i Ferizajt, Thesar Ismajli u lëndua sot gjatë ndeshjes kundë Ulpianës. Gjendja e tij ishte mjaft kritike, ku...

E mahnitshme, Kosova më e mira e Evropianit

Sukses të jashtëzakonshëm kanë arritur xhudistët kosovarë. Kosova është përfaqësuesja më e suksesshme në Evropianin që të dielën përfundoi në Lisbonë të...

FFK reagon për incidentet e kësaj fundjave

Kjo fundjavë në futbollin e Kosovës u përcjell me disa incidente dhe me dhunë në ndeshje të Ligës së Parë dhe të Ligës së...

Sulmohet gjyqtari kryesor në ndeshjen mes Ferizajt dhe Ulpianës, intervenon edhe Policia e Kosovës

Dueli ndërmjet Ferizajt dhe Ulpianës nuk e ka gjetur fundin. Takimi është ndërprerë në minutën e 95-të, pasi që gjyqtari kryesor i ndeshjes Petrit...

Recent Comments