No menu items!
Ballina KRYESORE Krerët e FFK-së për vizitë në Prizren e Dragash

Krerët e FFK-së për vizitë në Prizren e Dragash

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi së bashku me anëtarët e KE-së, Ismajl Ajeti e Mirsad Çollaku dhe sekretarin e përgjithshëm Eroll Salihu kanë qëndruar sot për vizitë në Lidhjen Rajonale të Futbollit në Prizren. Në këtë takim përfaqësuesit e këtij regjioni i dhanë përkrahje presidentit Ademi dhe KE të FFK-së për reformat, strategjinë e re të futbollit dhe digjitalizimin, derisa e mbështeten edhe mbajtjen e Kuvendit të Punës nëpërmjet platformës online. Drejtuesit e FFK-së më pas kanë qëndruar edhe në komunën e Dragashit, ku u pritën nga nënkryetari Selami Sahiti me strukturat e tjera të komunës, derisa më pas vizituan klubet dhe infrastrukturën sportive të kësaj komune. Me këtë rast u arrit pajtueshmëria që të ndihmohet kjo komunë  me 36 fshatrat e saj me projekte të ndryshme për fëmijët dhe klubet e kësaj ane. Presidenti Ademi theksoi se FFK nuk do ta lë asnjëherë anash këtë komunë, pasi ajo është pjesë e rëndësishme dhe piktoreske e Kosovës me shumë talente të futbollit. Njëherësh, ai ftoi drejtuesit e kësaj komune që të angazhohen edhe me MKRS-në për realizimin e projekteve të përbashkëta, e që për qëllim kanë ofrimin e kushteve sa më të mira për të rinjtë që ata ta shfaqin talentin e tyre në sport, e veçmas në futboll.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Tovërlani: Dikujt matematikat në fund të sezonit nuk kanë me i dalë

Trajneri i mirënjohur, Afrim Tovërlani, ka komentuar ndeshjet mes Llapit dhe Dritës si dhe Drenicës ndaj Prishtinës. Tovërlani tha...

Batatina: Kastriot Rexha e bëri diferencën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Dritës. Llapi...

Nuhiu: Në pjesën e dytë shfrytëzuam lodhjen e Llapit

Trajneri i Dritës, Ardian Nuihu është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Llapit. Trajneri nga...

Kosova fiton edhe miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut

Edhe në ndeshjen e dytë miqësore vashat e Kombëtares së Kosovës kanë arritur fitore në duel me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut,...

Recent Comments