No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Varane: Hakimi duhej të merrte një vendim dhe bëri zgjedhjen e duhur!

Varane: Hakimi duhej të merrte një vendim dhe bëri zgjedhjen e duhur!

Achraf Hakimi përfundoi verën e shkuar aventurën e tij në Borussia Dortmund dhe u kthye të Real Madrid, por vetëm “tranzit”. Mbrojtësi nuk e kishte të garantuar vendin e titullarit nga trajneri Zidan dhe vendosi të ikë diku tjetër, ku kanë vlerësim më të lartë dhe i ofrojnë një vend në formacionin e parë. Inter vendosi ta afrojë dhe shpenzoi plot 40 milionë euro për ta afruar.

Ashtu siç pritej, Hakimi nuk i zhgënjeu pritshmëritë e tifozëve dhe drejtuesve zikaltër dhe u shndërrua menjëherë në lojtar kryesor në formacionin e Kontes. Në katër ndeshje si titullar me Interin në Serie A, Hakimi ka shënuar një gol dhe ka dhuruar dy asiste. Për të së fundmi ka folur ish-shoku i tij te Real Madrid, Rafael Varane. Francezi e kupton largimin e Hakimit nga madrilenët dhe ka konsideratë të lartë për 21-vjeçarin.

“Ai duhej të merrte një vendim dhe vendosi për atë që mendonte se ishte gjëja e duhur për karrierën e tij. Me siguri Real Madrid do të jetë gjithmonë një klub i veçantë për të, por të gjithë kanë të drejtë të mendojnë për karrierën e tyre, bazuar në qëllimet që i vendosin vetes. Një lojtar i përshtatet ofertave dhe asaj që mund të arrijë dhe zgjedh më të mirën për të ardhmen e tij. Hakimi është një lojtar shumë i shkëlqyer”, u shpreh Varane. 

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Tovërlani: Dikujt matematikat në fund të sezonit nuk kanë me i dalë

Trajneri i mirënjohur, Afrim Tovërlani, ka komentuar ndeshjet mes Llapit dhe Dritës si dhe Drenicës ndaj Prishtinës. Tovërlani tha...

Batatina: Kastriot Rexha e bëri diferencën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Dritës. Llapi...

Nuhiu: Në pjesën e dytë shfrytëzuam lodhjen e Llapit

Trajneri i Dritës, Ardian Nuihu është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Llapit. Trajneri nga...

Kosova fiton edhe miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut

Edhe në ndeshjen e dytë miqësore vashat e Kombëtares së Kosovës kanë arritur fitore në duel me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut,...

Recent Comments