Para pak minutash, FFK bëri zyrtare listën e futbollistëve të grumbulluar tek Kosova.
Ndër futbollistët e grumbulluar pati shumë emra të cilët i njohim dhe kanë luajtur më parë, por nuk munguan edhe befasitë.
Njëra nga befasitë më të këndshme është mbrojtësi i St.Gallen, Betim Fazliji.
Fazliji është 21 vjeçar dhe ndonëse në moshë të re është ndër futbollistët kryesor të skuadrës zviceriane.
Ai ka luajtur nga 90 minuta të plota në të gjitha takimet e këtij sezoni në Superligën e Zvicrës.
750 mijë euro është vlera e tij në treg sipas Transfermarkt.
Fazliji në gjashtë takimet e këtij sezoni ka arritur të realizoj një gol teksa një herë është ndëshkuar me karton të verdhë.
Mbrojtësi i ri po lë mbresa të shumta në Zvicër dhe është njëri nga shtyllat kryesore në suksesin e St.Gallen.
St.Gallen deri më tani ka 10 pikë në 6 takime, dhe renditet e dyta në tabelë.
Nota mesatare për paraqitjet e tij në këtë sezon është 7.38.