No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Atletico Madrid ngec në Moskë, M'Gladbah shpartallon Shakhtarin

Atletico Madrid ngec në Moskë, M’Gladbah shpartallon Shakhtarin

Atletiko Madrid ngec në të ftohtin rus, duke barazuar 1-1 më Lokomotiw Moscoë.  Në Ukrainë ndërkohë ligjin e kanë bërë gjermanët e Borussia M’Gladbah, që triumfuan me rezultatin tenistik 0-6 kundër Shakhtar Donetsk, çka u jep për momentin vendin e parë në një grup me skuadra si Real Madrid dhe Interi.

Rikthehet tek Atletico Madrid, që ishte favorite dhe pritej të triumfonte  në Rusi. Skuadra e Diego Simeone e ka gjetur golin që në minutën e 18-të, kur Gimenez i ndëshkoi vendasit. Gjithsesi epërsia nuk zgjati shumë, pasi një prekje e topit me dorë në zonë nga Luis Suarez u konsiderua penallti.https://streamja.com/embed/QpLKd

Anton Miranchuk nuk gaboi dhe vendosi baraspeshën. Atletico Madrid u mundua deri në fund të shënonte golin e epërsisë. Dominimi në lojë dhe rastet nuk mjaftuan, pasi Lokomotiv Moscow deri në fund ia doli të mos pësonte golin e dytë dhe mori një pikë kundër një ekipi mjaft të fortë dhe favorit në grup.https://streamja.com/embed/R3Vrq

TRIUMFI I GJERMANËVE – Borussia M’Gladbah ka shpartalluar ukrainasit e Shakhtar Donetsk që në pjesën e parë, duke shënuar katër gola. Plea ishte ai që zhbllokoi takimin, ndërkohë që më pas Bondar devijoi një top që u ndal në rrjetën e portës së ekipit të tij.

Vendasit u tronditën, por e keqja sapo kishte nisur. Kur sapo kishin kaluar 25 minuta lojë ishte Plea që lëshoi një goditje të fortë nga jashtë zone, duke realizuar një eurogol që e “vrau” përfundimisht ndeshjen.

Bë fundin e pjesës së parë, Bensebaini me kokë plotësoi “pokerin” e Gladbah dhe fraksioni i dytë i lojës ishte më shumë një formalitet. Gjermanët si zakonisht nuk lëshojnë dhe realizojnë edhe golin e pestë, me autor Stindl, kurse Plea e pasoi me të gjashtin. /abcnews.al

Champions League – Faza e grupeve

Lokomotiv Moscow-Atletico Madrid 1-1
Shënues:
 An. Miranchuj 25’ (pen.) / Gimenez 18’

Shakhtar Donetsk-Borussia M’Gladbah 0-6
Shënues:
 Plea 8’, 26’, 78’, Bondar 17’ (aut.), Bensebaini 44’, Stindl 65’

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Reagon Dajaku: Mos përhapni dezinformata, nuk e kam refuzuar Kosovën

Futbollisti shqiptar me pasaportë gjermane, Leon Dajaku ka reaguar përmes një postimi në Instagram duke deklaruara se ende nuk ka vendosur se...

Kombëtarja shqiptare, 3 milionë euro për Botërorin! Zbulohet premioja nga FSHF për kualifikimin historik

Shqipëria ka nisur edicionin kualifikues drejt Botërorit, “Katar 2022”. Në tri takimet e para, kuqezinjtë kanë bërë “detyrat e shtëpisë” sa u takon...

Mbyllet pa fitues ndeshja Everton – Tottenham

Me ndeshjen Everton – Tottenham që është zhvilluar sonte është hapur java e 32-të në Premierligën angleze. Sfida ashtu...

Kurti: Xhudistet janë bërë sinonim i fitoreve dhe gëzimeve tona

Kryeministri Albin Kurti ka përgëzuar xhudistet tona, Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën për suksesin e arritur në Kampionatin Evropian në Lisbonë. Distria fitoi medaljen...

Recent Comments