Kombëtarja e Kosovës do të luajë sfidën ndaj Sllovenisë në kuadër të Ligës së Kombeve me 15 nëntor.
Në takimin e parë të zhvilluar në Prishtinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, Dardanët u mposhtën me shifrat 0:1, ndërkohë do tentojnë që të bëjnë më mirë në takimin e dytë që zhvillohet në Slloveni.
Skuadra e drejtuar nga Matjaz Kek, e cila është aktualish lidere e grupit C, ka publikuar listën zyrtare të futbollistëve për ndeshjet e nëntorit, ku spikat rikthimi i yllit të Atalantas, Josep Ilicic.
Lista e plotë
Portierë: Oblak, Belec, Rozman
Mbrojtës: Stojanovic, Balkovec, Skubic, Mevlja, Blazic, Mitrovic, Stankovic, Jurcevic
Mesfushorë: Kouter, Kurtic, Bijol, Vetrih, Zajc, Lovric, Ilicic
Sulmues: Tijanic, Sporar, Verbic, Bohar, Vuckic, Matavz