No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Prishtina do të vazhdojë t'i besojë Ramadanit!?

Prishtina do të vazhdojë t’i besojë Ramadanit!?

Zekirija Ramadani do të vazhdojë të jetë në krye të Prishtinës, edhe përkundër rezultateve negative në ndeshjet e fundit.

Burime të “Sportit në KTV” bëjnë të ditur se trajneri nga Shkupi e ka mbështetjen e plotë të drejtuesve të klubit.

Është e sigurt 100 për qind se Zekirija Ramadani do të vazhdojë të jetë trajner i Prishtinës. Ai e ka mbështetjen e Remzi Ejupit, Rrahman Haradinit si dhe të kryesisë. Lajmet që qarkullojnë kinse ai është përshëndetur me lojtarë nuk qëndrojnë dhe janë të pavërteta. Ato vijnë nga persona të caktuar”, ka thënë një burim brenda klubit të Prishtinës.

Zekirija Ramadani mori drejtimin e Prishtinës në fillim të këtij sezoni, duke e zënë vendin e Armend Dallkut që u largua.

Në tri ndeshjet e fundit Prishtina ka pësuar po aq humbje, kurse në total ka katër disfata në nëntë ndeshje të zhvilluara këtë edicion.

Me 11 pikë të tubuara, Prishtina zë vendin e gjashtë në tabelë, 14 pikë më pak se Ballkani që është lider, por suharekasit kanë një ndeshje më shumë të luajtur.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Dukagjini dhe Malisheva me fitore bindëse

Dukagjini dhe Malisheva kanë marrë fitoret e radhës për të vazhduar kështu luftën për inkuadrim në Superligë. Skuadra nga...

Shkëmbi i lumtur për fitoren në Drenas

Bledi Shkëmbi e ka vlerësuar si ndeshje shumë të vështirë ballafaqimin me Feronikelin. Trajneri i Ballkanit, Shkëmbi, megjithatë, i është gëzuar më...

Feronikeli humb, por Duro është i kënaqur me paraqitjen e ekipit!

Trajneri i Feronikelit, Klodian Duro, ka arsyetuar humbjen e skuadrës së tij ndaj Ballkanit. “Timonieri” i skuadrës nga Drenasi...

Drita fiton në “Riza Lushta”, ruan distancën me Ballkanin e Prishtinën

Goli i Festim Alidemës nga penalltia në minutën e 53-të, ia ka siguruar 3 pikë shumë të rëndësishme skuadrës së Dritës e...

Recent Comments