No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Presidenti i FFK-së flet për të ardhmen e Challandes dhe ardhjen e...

Presidenti i FFK-së flet për të ardhmen e Challandes dhe ardhjen e Andi Zeqirit

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka dhënë një intervistë për Telegrafin, ku ka folur për shumë tema që kanë të bëjnë me futbollin e Kosovës. Kreu i FFK-së ka analizuar formën e Përfaqësueses tonë, duke thënë se situata me coronavirus u ka prishur të gjitha planet.

Ademi potencoi se fokusi kryesor i Kosovës ishte në takimin ndaj Maqedonisë së Veriut në play-offin gjysmëfinales së Ligës së Kombeve, mirëpo që lëndimet dhe situata me pandeminë nuk ishte në anën e ekipit.

“Ndeshja me Maqedoninë ka qenë më e rëndësishme për ne për shkak të kualifikimet në Kampionatin Evropian, por fatkeqësisht kemi pasur disa mungesa”, ka thënë Ademi në intervistë me gazetarin Betim Zeqiri.

“Kemi qenë pa shtatë lojtarë standard dhe kemi qenë të pafat, pasi na ndodhi e papritura dhe siç e dinin ndaj Greqisë kemi qenë pa dhjetë lojtarë”.

“Unë besoj se ne do të kthehemi sërish në rrugën e mbarë. Por, ne duhet të kuptojmë se është një fazë kur nuk keni fat apo nuk ju shkojnë gjërat si duhet”.

Ademi ka folur edhe për trajnerin Bernard Challandes dhe të ardhmen e tij, duke thënë se nuk duhet drejtuar gishtin menjëherë nga trajneri, pasi nuk duhet harruar fitoret që i ka sjell Kosovës dhe mungesës së fatit që kishte.

“Bernard Challandes e nënshkroi kontratën në fillim të këtij viti dhe nuk duhet të harrojmë fitoret që i ka arritur”.

“Pas ndeshjeve që do i zhvillojmë në Ligën e Kombeve, do të shikojmë se kush është përgjegjësi për këtë formë. Ne nuk lejojmë që gjërat të shkojnë keq dhe do kërkojmë më të mirën e mundshme”.

“Edhe futbollistët duhet të dinë se duhet të luajnë me zemër dhe jo për pjesën e bonuseve dhe të japin më të mirën për vendin”, ka shtuar më tej i pari i futbollit kosovar.

Agim Ademi është shprehur kundër zërave se lojtarët që munguan në ndeshjet e Ligës së Kombeve në muajin tetor, nuk kanë dashur të luajnë. Ai ka sqaruar se lojtarët që munguan në takimet e Ligës së Kombeve dhe në atë ndaj Maqedonisë së Veriut, kishin pengesa të ndryshme.

Ademi bëri të ditur se Milot Rashica ishte i lënduar në ndeshjen e zhvilluar në Itali ndaj Moldavisë, Vedat Muriqi ishte i infektuar me COVID-19 dhe Amir Rrahmani nuk u lejua nga regjioni ku jeton që të largohej nga vendi për shkak të pandemisë.

“Nëse ndokush mund të merret me mungesat e lojtarëve në këtë situatë, atëherë është e palogjikshme”, ka thënë i pari i futbollit kosovar.

“Siç e dimë, Milot Rashica u lëndua në Itali në ndeshjen ndaj Moldavisë. Vedat Muriqi e kishte COVID-19 dhe nuk mund të shkonte as te Lazio. Amir Rrahmani ishte i izoluar detyrimisht nga ligji i regjionit”.

Tutje ai ka analizuar formën aktuale të Kosovës dhe të ardhmen e Bernard Challandes.

“Jemi munduar nëpërmjet ambasadës tonë në Itali dhe ambasadës së Italisë në vendin tonë që të sigurojmë arritjen e Amir Rrahmanit, por ligjet e izolimit nuk e kanë lejuar në atë regjion”.

“Këta lojtarë kanë dhënë dhe japin gjithçka për Kosovën dhe nuk duhet të bëjmë aso shkrime të pakuptimta se kinse nuk kanë dashur të vijnë”, ka shtuar më tej Ademi.

Ai ka treguar se përse Andi Zeqiri nuk ka pranuar ende të luajë për Kosovën.

I pari i futbollit kosovar zbuloi se lojtari i talentuar dhe babai i tij i kanë thënë “PO” Kosovës dhe në vitin tjetër do të luajnë për ‘Dardanët’.

Andi, sipas Ademit ka kërkuar që të luajë deri në fund të kualifikimeve për Kampionatin Evropian me Zvicrën U-21 dhe më pas t’i bashkohet Përfaqësueses tonë.

 “Andi e ka nënshkruar një marrëveshje me Kosovën me vetë dëshirë dhe kur bisedojmë me çdo lojtar u themi se a e do me zemër vendin dhe fanellën”, ka thënë Presidenti i FFK-së.

“U-21 i Zvicrës është aktualisht duke garuar për t’u kualifikuar në Evropë dhe ai na ka pyetur edhe ne  se a mund të vazhdojë të luajë edhe në ndeshjet e mbetura”.

 “Besoj se pas përfundimit të kësaj gare, Andi do të jetë me ne. Nuk besoj se fjalët e tij nuk do të qëndrojnë edhe pse mediat në Zvicër raportojnë më ndryshe”.

“Babai i tij dhe vetë Andi i kanë thënë PO Kosovës dhe unë u besoj fjalëve të tyre, pasi është diçka shpirtërore, pasi guri i rëndë peshon në vend të vet”, ka shtuar më tej Ademi.

Në fund, Ademi ka treguar se si u organizua miqësorja mes Shqipërisë dhe Kosovës që luhet edhe pak ditë në stadiumin “Elbasan Arena”. “Një ndeshje miqësore obligative ishte e kërkuar nga UEFA. Kemi pasur dy opsione, opsioni i parë ishte Bullgaria dhe në të dytin ishte Shqipëria. UEFA e ka lejuar dhe ne natyrisht se kemi raporte të mira me Shqipërinë.

Nga kjo miqësore, të dy trajnerët do të kenë mundësi që të shikojnë lojtarët dhe formën që kanë për ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve.  Kjo miqësore do t’i kënaq edhe tifozët shqiptarë ku do që janë, pasi gjithmonë këso ndeshje zgjojnë gërshëri te përkrahësit. Kjo miqësore do të jetë parapërgatitje për ne për ndeshjen ndaj Sllovenisë që zhvillohet po ashtu në nëntor”, ka shtuar më tej i pari i futbollit kosovar.

Kujtojmë se Kosova do të luajë miqësoren ndaj Shqipërisë më 11 nëntor, derisa me Slloveninë do të luajë më 15 nëntor dhe me 18 nëntor me Moldavinë.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Dukagjini dhe Malisheva me fitore bindëse

Dukagjini dhe Malisheva kanë marrë fitoret e radhës për të vazhduar kështu luftën për inkuadrim në Superligë. Skuadra nga...

Shkëmbi i lumtur për fitoren në Drenas

Bledi Shkëmbi e ka vlerësuar si ndeshje shumë të vështirë ballafaqimin me Feronikelin. Trajneri i Ballkanit, Shkëmbi, megjithatë, i është gëzuar më...

Feronikeli humb, por Duro është i kënaqur me paraqitjen e ekipit!

Trajneri i Feronikelit, Klodian Duro, ka arsyetuar humbjen e skuadrës së tij ndaj Ballkanit. “Timonieri” i skuadrës nga Drenasi...

Drita fiton në “Riza Lushta”, ruan distancën me Ballkanin e Prishtinën

Goli i Festim Alidemës nga penalltia në minutën e 53-të, ia ka siguruar 3 pikë shumë të rëndësishme skuadrës së Dritës e...

Recent Comments