No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Ademi merr përkrahje për reforma edhe në LRF të Gjilanit

Ademi merr përkrahje për reforma edhe në LRF të Gjilanit

Në vazhdën e takimeve në Lidhjet Rajonale të Futbollit, presidenti i FFK-së, Agim Ademi në shoqëri të nënkryetarit, Agim Dibrani dhe sekretarit të përgjithshëm, Eroll Salihu kanë qëndruar sot në LRF të Gjilanit. Edhe në këtë takim presidenti Ademi mori përkrahjen për reformat dhe strategjinë e re të futbollit nga kryetari i LRF të Gjilanit, Malazog Hoxha dhe përfaqësuesit e klubeve të këtij regjioni. Me këtë rast përfaqësuesit e këtij regjioni kërkuan nga krerët e FFK-së që të rrisë masat e ndëshkimit për të gjithë ata që e prishin imazhin e futbollit, pa marrë parasysh nëse ata janë futbollistë, trajnerë apo zyrtarë. Njëherësh, ata, u zotuan se derisa të ketë përmirësime dhe rregull në futbollin e Kosovës do t’i qëndrojnë përkrah presidentit Ademi dhe Komitetit Ekzekutiv të FFK-së. Po ashtu, përfaqësuesit e këtij regjioni i dhanë përkrahje idesë së digjitalizimit si dhe mbajtjes së Kuvendit të Punës së FFK-së nëpërmjet platformës online. Gjatë këtij takimi u bisedua edhe për prioritetet e këtij regjioni, veçmas në përmirësimin e mëtejmë të kushteve të infrastrukturës.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Penza fiton ndaj Prishtinës dhe kalon në finale

Pikët e amerikanës Gabrielle Cooper, me sirenë ia siguroi finalen Penzës në “play-offin” e Superligës për femra. Penza ka...

Dortmundi skuadra e parë në Europë që u jep hapësirë më së shumti të rinjve

Observatori i Futbollit, CIES, ka publikuar ditën e sotme një tjetër studim të kryer prej tyre, ku listojnë klubet më të mira...

Gafa e portierit të Fenerbahçes bëhet “hit” në internet

Gafa e portierit të Fenerbahçes, Atlai Bajindir është duke bërë xhiron e internetit. Gardiani 22-vjeçar, pësoi një gol të çuditshëm në sfidën...

Dardanët e rinj arrijnë në Sofje

Kombëtarja e Kosovës U17 ka arritur në Sofje, ku më 14 dhe 16 prill do t’i luajë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren...

Recent Comments