No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Ademi kërkon përgjegjësi maksimale për rregullsi të garave

Ademi kërkon përgjegjësi maksimale për rregullsi të garave

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi gjatë ditës së sotme krahas takimit me gjyqtarët e Superligës, ka pasur takim edhe me Komisionin e Gjyqtarëve si dhe me përfaqësuesin e KF Llapi, Tahir Batatina, e ku ishte i pranishëm edhe nënkryetari Agim Dibrani. Në këto takime, sipas njoftimit të FFK-së, u diskutua për mbarëvajtjen sa më të mirë të garave, me theks të veçantë për ndarjen e drejtësisë, për të cilën në javët e fundit ka pasur debate dhe reagime. Presidenti Ademi bëri me dije se do të kërkojë përgjegjësi maksimale nga të gjitha organet e FFK-së për rregullsi të garave, teksa u shpreh i vetëdijshëm se gabimet në ndeshje futbolli mund të ndodhin, por ato asnjëherë nuk kanë qenë dhe nuk do të jenë të qëllimta dhe tendencioze ndaj asnjë klubi. Po ashtu, ai shprehu vendosmërinë e tij dhe të KE të FFK-së se kurdo që vërehet ndonjë gabim eventual me tendencë do të ndëshkohet me masat më rigoroze, por njëkohësisht edhe për klubet dhe anëtarët e klubeve do të ketë ndëshkime nëse tentohet të përdorin presion ose veprime të liga ndaj gjyqtarëve. Ndërkohë, edhe Komisioni i Gjyqtarëve u zotua se do të vazhdojë të punojë me përkushtim dhe do të bëjë vlerësimet e çdo ndeshjeje dhe për këdo që bën gabime do të ketë ndëshkime.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Ja kush do ta gjykojë derbin e madh, Drita-Prishtina

Derbi i madh i këtij edicioni ndërmjet Dritës dhe Prishtinës, i cili mund ta vendosë fatin e kampionit iu ka besuar Gramos Shalës.

Ceferin: Perez do president kukull, Barçës nuk i vë faj! Ju tregoj si më kërkuan falje

Aleksander Ceferin, presidenti i UEFA-s, është rikthyer të flasë për European Super League dhe numri një i futbollit europian zbulon se disa...

Asisti spektakolar i Di Maria: Më lehtë e bëjë këtë, sesa të godas me këmbën e djathtë (VIDEO)

Anësori i Kombëtares së Argjentinës, Angel Di Maria mbrëmë dhuroi asistin e vitit. Paris Saint-Germain u kualifikua në gjysmëfinale...

Benzema në super formë, barazon rekordin e legjendës Raul

Karim Benzema ishte lojtari më i dalluar në fitoren e Real Madrid me rezultat 3-0 ndaj Cadizit, duke shënuar dy gola.

Recent Comments