Prishtina është zhytur në krizë të thellë, pasi të dielën në Skenderaj ka pësuar humbjen e tretë radhazi, duke u mposhtur nga Drenica 1:0. Për këtë arsye, kryetrajneri i kësaj skuadre, Zekirija Ramadani, ka theksuar pas ndeshjes ndaj Drenicës (1-0), se është i gatshëm për të marrë përgjegjësinë e këtyre rezultateve pas bisedave që do të ketë me drejtuesit e klubit.
“Luajtëm shumë dobët edhe pse futbollistët dhanë maksimumin. Tri humbje radhazi dhe kjo është e tepërt. Ai që duhet të marrë përgjegjësinë jam unë. Do të bisedojmë me drejtuesit e klubit për të parë këtë gjendje, mirëpo përgjegjësi kryesor për këto rezultate jam unë dhe pranoj fajin“, deklaroi Ramadani për “Art Sport”.