No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Koeman: Finalizimi më shqetëson, nuk merrem me arbitrat

Koeman: Finalizimi më shqetëson, nuk merrem me arbitrat

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka vlerësuar ekipin e tij përpos barazimit në transfertë kundër Alaves. Katalanasit nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1, duke bërë kështu një hap mbrapa për sa i përket garës për titullin kampion. Holandezi e pranon se nuk i pëlqeu shumë pjesa e parë, si dhe ishte i shqetësuar për ekipin se pse nuk i shfrytëzonte më mirë shanset e krijuara.

NDESHJA – “Jam i shqetësuar për performancën që bëmë në sulm. Nuk bëhet fjalë për përqendrim, por duhet të tregohemi më të kujdesshëm përpara portës. Është pikërisht ajo që na ndodhi edhe kundër Juventusit. Ne krijuam shumë raste, por shënuam vetëm një. Madje pësuam dhe një gol. Diçka nuk shkon”, deklaroi Koeman pas ndeshjes.

ZËVENDËSIMET – “Nuk isha shumë i kënaqur me lojën e pjesës së parë. Ishte e komplikuar sepse ato po na i mbyllnin të gjithë hapësirat. Bëra tre ndërrime, pasi ritmi jonë duhej të ishte më i lartë. Edhe pse në pjesën e dytë kishim më shumë raste, ne sërish nuk i shfrytëzuam”.

ANSU FATI – “Ju thashë nuk isha i kënaqur me pjesën e parë dhe në stol kemi lojtarë, të cilët mund të shënonin. Doja të ndryshoja rrjedhën e ndeshjes dhe Fati ishte një nga zëvëndësimet. Madje e mbajta më shumë seç duhej në fushë”.

MESSI – “Jam i shqetësuar se në katër ndeshjet e fundit kemi marrë vetëm dy të tilla. Mendoj se loja jonë në përgjithësi ka qenë e pranueshme, por duhet të tregohemi më cinikë para portë. Sigurisht që na mungojnë golat e Leos, janë ato goditje që mund t’i cilësoj si finale para se topi të përfundojë në rrjetë”.

PENALLTIA E MOHUAR NDAJ DE JONG – “Preferoj të mos komentoj. E kam thënë një herë se si ndihem. Nuk dua të diskutoj sërish për këtë çështje”.

GODITJET NGA LARG – “Ndonjëherë mendoj se e kërkojmë shumë pasimin e fundit, kur shumë mirë mund të godasim nga jashtë zonës. Hapësira ekzistonte në mes, por ishte e komplikuar. Duhet të gjesh kohën dhe momentin e duhur kur ta provosh diçka të tillë”, përfundon trajneri i katalanasve.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Valverde i Real Madridit rezulton pozitiv me COVID-19,humbë ndeshjen e parë kundër Chelseat

Mesfushori uruguaian i Real Madridit, Fede Valverde ka rezultuar pozitiv në testimin për koronavirus. Lajmin e ka bërë të...

Dortmund zgjedh ish-yllin e Milan si zëvendësues të Haaland

Erling Haaland është vënë në shënjestër të klubeve të mëdha të Europës. Nëse norvegjezi do të largohet nga Dortmund në merkaton e verës, verdhezinjtë duket...

Llapi arrin në finale të Kupës, një hap larg ëndrrës evropiane

Llapi është kualifikuar në finalen e Kupës së Kosovës në futboll. Skuadra e trajnerit Tahir Batatina, barazoi 2:2 të mërkurën në Podujevë kundër Prishtinës,...

Andrea Agnelli i urryer i madh, pritet revolucion tek Juventusi

Të jesh i urryer, sepse je president i Juventusit, është normale. Andrea Agnelli, megjithatë, papritmas e pa veten armiku numër një publik në të...

Recent Comments