Kanë përfunduar edhe ndeshjet e javës së 8-të në Ligën e Parë të futbollit kosovar, ku nuk kanë munguar befasitë. Në Grupin B, Kika ka shënuar fitore si mysafire në kryeqytet duke e mposhtur Flamurtarin 2:0, derisa Ferizaj dhe Ulpiana kanë luajtur baras. Në Grupin A, Liria ka shënuar fitore në derbin lokal ndaj A&N, me shifrat 2:0, derisaVushtrria e mposhti Trepçën në shtëpi 1:0.
Më poshtë rezultatet dhe tabela e të dy grupeve:



