Ish-trajneri i Dritës, Bekim Isufi është i ftuar në emisionin “Arena Sportive” në RTK, . I pyetur se a e ka me të drejtë Llapi për ankesat dhe reagimet në refer apo jo, Isufi pati përgjigjje interesante. “Gabimet ndodhin dhe nuk duhet të shikuar në atë mënyrë që po dëmtohemi, ka ekipe në Evropë që kanë humbur titullin, por nuk kanë lënë garat. Respekt për familjen Batatina që investon për Llapin, por duhet kuptuar që mund të biesh nga liga edhe pse investon. Gjërat duhen shikuar më qetë, nuk duhen merren vendime të ngutura dhe të pamenduara”, ka theksuar Isufi.