No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Drita fiton me përmbysje ndaj Llapit, Drenica fut në krizë të thellë...

Drita fiton me përmbysje ndaj Llapit, Drenica fut në krizë të thellë Prishtinën

Drita fiton me përmbysje ndaj Llapit, Drenica fut në krizë të thellë Prishtinën
Sot janë zhvilluar dy ndeshjet e fundit të xhiros së dhjetë të elitës së futbollit tonë. Drita e ka mundur në udhëtim Llapin, me rezultat 1-2, në një sfidë interesante të zhvilluar në ‘Zahir Pajaziti’. Llapjanët kaluan në epërsi me rezultat 1:0, me golin e shënuar nga Valmir Veliu në minutën e 9-të. Ndërkaq në fraksionin e dytë, ishte skuadra kampione e cila bëri paraqitje mjaft të mirë duke përmbysur avantazhin e nikoqirëve. Azeraj në minutën e 57-të barazoi shifrat në 1-1, derisa sulmuesi Ahmed Januzi në minutën e 71-të, shënoi në portën e gabuar, duke kaluar gjilanasit në avantazh prej 1-2. Ndërkaq, Prishtina pas humbjes nga Ballkani javën e kaluar, sot është mundur edhe nga Drenica, me rezultat 1-0, ndeshje kjo e zhvilluar në ‘Bajram Aliu’. Golin e fitores për kuqezinjtë e realizoi Fazliu në minutën e 60-të, fitore kjo tejet e rëndësishme për drenicasit, derisa Prishtina pas kësaj disfatë bën një hap prapa në garën për kreun e tabelës.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Presidentja Osmani: Xhudistet tona të arta me medalje e me shpirt, po e ngrisin Republikën tonë lart e më lart!

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka vlerësuar lartë punën e xhudistëve kosovarë në garat ndërkombëtare në veçanti, Distria Krasniqin. Krasniqi, sot fitoi medaljen...

Mundësia e larigimit të Haaland,Dortmund të gatshëm për zëvëndësimin e tij

Ka shumë ankth në shtëpinë e Borussia Dortmund. Erling Braut Haaland, sulmuesi i ri që ka çmendur gjithë Europën, mund të largohet nga klubi verdhezi...

Medalja e dytë për Kosovën, Nora Gjakova fiton të bronztën në Evropian

Nora Gjakova ka vazhduar serinë impresive në kampionatet evropiane. Pasi vjet nuk mori pjesë për shkak të koronavirusit, Nora të premten fitoi medaljen e...

Merret vendimi per kthimin e tifozëve në Seria A

Një hap i vogël drejt normalitetit: nga 1 maji i ardhshëm, në Serinë A do të kthehet publiku në stadiumet që janë në zonën...

Recent Comments