No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Kreu i FFK-së takon përfaqësuesit e regjionit të Ferizajt

Kreu i FFK-së takon përfaqësuesit e regjionit të Ferizajt

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka qëndruar sot në Lidhjen Rajonale të Futbollit të Ferizajt, ku është mbajtur takimi me përfaqësuesit e këtij regjioni rreth përkrahjes së reformave dhe strategjisë së futbollit të FFK-së. Kryetari i këtij regjioni Afrim Haliti dhe përfaqësuesit e klubeve të këtij regjioni i  dhanë përkrahje dhe e falënderuan kreun e FFK-së për gjithçka që është bërë për këtë regjion deri më tash. Takimi u mbajt në kompleksin sportiv Bazeli, pronari i të cilit kompleks shtroi darkë për presidentin Ademi dhe përfaqësuesit e regjionit. Gjatë këtij takimi u diskutua për prioritetet e LRF të Ferizajt, me ç’rast u tha se përmirësimi i infrastrukturës mbetet primar, ku u kërkua që të gjenden mënyra për ndërtimin e një fushe tjetër stërvitore në këtë regjion si dhe ndërtimin e stadiumit të Ferizajt, ku klubi i këtij qyteti do t’i zhvillonte ndeshjet. Presidenti Ademi i vlerësoi kërkesat e përfaqësuesve të këtij regjioni si të arsyeshme dhe se do të punohet me institucionet relevante që ato të realizohen në të ardhmen.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Reagon Dajaku: Mos përhapni dezinformata, nuk e kam refuzuar Kosovën

Futbollisti shqiptar me pasaportë gjermane, Leon Dajaku ka reaguar përmes një postimi në Instagram duke deklaruar se ende nuk ka vendosur se...

Kombëtarja shqiptare, 3 milionë euro për Botërorin! Zbulohet premioja nga FSHF për kualifikimin historik

Shqipëria ka nisur edicionin kualifikues drejt Botërorit, “Katar 2022”. Në tri takimet e para, kuqezinjtë kanë bërë “detyrat e shtëpisë” sa u takon...

Mbyllet pa fitues ndeshja Everton – Tottenham

Me ndeshjen Everton – Tottenham që është zhvilluar sonte është hapur java e 32-të në Premierligën angleze. Sfida ashtu...

Kurti: Xhudistet janë bërë sinonim i fitoreve dhe gëzimeve tona

Kryeministri Albin Kurti ka përgëzuar xhudistet tona, Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën për suksesin e arritur në Kampionatin Evropian në Lisbonë. Distria fitoi medaljen...

Recent Comments