No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR FFK bën FC Prishtinën me fushë ndihmëse

FFK bën FC Prishtinën me fushë ndihmëse

Federata e Futbollit e Kosovës vazhdon t’u qëndrojë afër klubeve anëtare të saj, duke i mbështetur në forma të ndryshme, veçmas në përmirësimin e infrastrukturës sportive, në mënyrë që aktiviteti i tyre të zhvillohet pa pengesa dhe në kushte sa më optimale, thuhet në njoftimin e FFK-së, e cila ka prezantuar fushën ndihmëse të FC Prishtina në Bërnicë.

“FFK e ka ndihmuar FC Prishtina me fushën e stadiumit ndihmës në Bërnicë, duke ia siguruar barin artificial dhe pjesët e tjera të fushës. Kësisoj, klubi bardhekaltër i kryeqytetit është bërë për herë të parë me fushën e saj stërvitëse, aty ku do t’i zhvillojë stërvitjet ekipi i parë, por edhe ekipet e tjera zinxhirë të grupmoshave. Fusha tashmë është në dispozicion të klubit falë ndihmës së FFK-së, derisa është bërë një punë e shkëlqyeshme, e cila pa dyshim do të ndikojë edhe në aktivitetin e klubit dhe të talenteve të futbollit kryeqytetas. Në kuadër të strategjisë së re të futbollit, FFK planifikon që të mbështesë edhe shumë projekte tjera të infrastrukturës, me qëllimin e vetëm që futbollistëve të rinj t’u ofrohet mundësia për ta treguar potencialin dhe talentin e tyre në fushën e gjelbër”, thuhet në njoftimin e FFK-së.  E për këtë ndihmë drejtuesit e FFK-së i ka falënderuar klubi bardhekaltër në faqen e saj në Facebook, ndonëse vetëm dy ditë më herët kryetari i këtij klubi Remzi Ejupi kishte deklaruar për Express se nuk janë ndihmuar nga federata gjatë kohës së pandemisë, gjë të cilën më pas e demantoi FFK duke e paraqitur listën e përfitimeve të klubeve në fillim të edicionit, ku secili klub ishte mbështetur me nga 20 mijë euro.  “FC Prishtina, për herë të parë në historinë e klubit është bërë me fushën ndihmëse. Pas insistimit të madh të kryetarit të FC Prishtina, Remzi Ejupi, me vendim të ish-Qeverisë Haradinaj të muajit shkurt të vitit 2018, ishte ndarë parcela në shfrytëzim të klubit më të madh në vend, me lokacion në Bërnicë. Ndërkohë për implementimin e projektit i cili parasheh kompleks të mirëfilltë sportiv, FFK-ja dhe krerët e saj nuk kanë kursyer që të ndihmojnë FC Prishtinën, sikurse që kanë ndihmuar të gjitha klubet vendore me projektet e tyre infrastrukturore. Për këtë gjë, FC Prishtina është mirënjohëse dhe falënderuese për të gjitha mjetet e destinuara për infrastrukturë e cila nesër do t’u shërbej dhe do t’u mbetët brezave të rinj”, thuhet në falënderimin e FC Prishtina për FFK-në.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Dukagjini dhe Malisheva me fitore bindëse

Dukagjini dhe Malisheva kanë marrë fitoret e radhës për të vazhduar kështu luftën për inkuadrim në Superligë. Skuadra nga...

Shkëmbi i lumtur për fitoren në Drenas

Bledi Shkëmbi e ka vlerësuar si ndeshje shumë të vështirë ballafaqimin me Feronikelin. Trajneri i Ballkanit, Shkëmbi, megjithatë, i është gëzuar më...

Feronikeli humb, por Duro është i kënaqur me paraqitjen e ekipit!

Trajneri i Feronikelit, Klodian Duro, ka arsyetuar humbjen e skuadrës së tij ndaj Ballkanit. “Timonieri” i skuadrës nga Drenasi...

Drita fiton në “Riza Lushta”, ruan distancën me Ballkanin e Prishtinën

Goli i Festim Alidemës nga penalltia në minutën e 53-të, ia ka siguruar 3 pikë shumë të rëndësishme skuadrës së Dritës e...

Recent Comments