No menu items!
Ballina KRYESORE Ballkani vazhdon me fitore, Trepça'89 përmbysë Arbërinë, Gjilani merr një pikë në...

Ballkani vazhdon me fitore, Trepça’89 përmbysë Arbërinë, Gjilani merr një pikë në Drenas

Ballkani e ka vazhduar ecurinë e rezultateve pozitive në Superligën e Kosovës.

Të besuarit e Ismet Munishi janë përballur të shtunën me Besën e Pejës.

Kjo ndeshje nuk pati dilema. Ndeshja e zhvilluar në Suharekë, i takoi Ballkanit me rezultat bindës, 4:1.

Mirlind Daku realizoi dygolësh në minutat ’27 dhe ’30, derisa dy gola i shënoi edhe Meriton Korenica në minutat ’80 dhe ’90.

Me këtë fitore, Ballkani e “blindon” pozitën e parë në tabelë me 25 pikë pas dhjetë xhirosh.

Kurse, Besa mbetet në vendin e fundit në tabelë me vetëm pesë pikë.

Gjatë ditës së sotme u zhvilluan edhe dy ndeshje tjera, Gjilani pati punë me Feronikelin, derisa Arbëria e priti Trepçën ’89.

Në Gjilan spati fitues, pasi sfida u mbyllë 0-0 dhe skuadrat ndanë pikët në fund.

Në sfidën tjetër, Trepca ’89 ka fituar me pëmbysje, pasi mysafirë po humbisnin me golin Dior Zabërgjës.

Por, Trepca ’89 reagoi në pjesën e dytë dhe me golat e Bissmark Sie 55′ dhe Rilind Nimani 62′, siguruan përmbysjen dhe tri pikë të arta në xhiron e 10 në Superligë. 

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Nga gara për titullin kampion, deri te ndeshjet e Kombëtares, flet Armend Thaqi

Ballkani ka filluar të marrë frymë më lehtë pas fitores së fundit në vikend ndaj Drenicës në shtëpi. Skuadrën e Bledi Shkëmbit e pret...

Sa më shumë që forcohet gara, aq më shumë rriten akuzat ndaj arbitrave

Arbitrat e futbollit në Kosovë janë në qendër të vëmendjes në fillim të stinorit pranveror, por jo për të mirë. Pas çdo xhiroje akuzat...

FFK mbajti trajnimin e parë online për sistemin VAR

Ekipi i projektit VAR në FFK është duke punuar me intensitet në procesin e implementimit të tij. Puna në këtë projekt ka...

Avni Nuha rizgjidhet kryetar i Federatës së Çiklizmit të Kosovës

Në Kuvendin e Punës dhe Zgjedhor të mbajtur nga Federata e Çiklizmit e Kosovës, delegatët ia kanë besuar edhe një mandat tjetër...

Recent Comments