Sot zhvillohen tri ndeshje në kuadër të javës së 10-të në Superligë. Ndeshja më interesante e ditës zhvillohet mes dy skuadrave që pretendojnë Evropën, Gjilanit dhe Feronikelit.
Duelin e parë të këtij sezoni mes këtyre dy skuadrave, ekipi nga Drenasi e kishte fituar thellë, 4:0, për çka gjilanasit do të mundohen sot të “hakmerren”.
Ndërkohë lideri i klasifikimit, Ballkani, do të jetë sërish vendës, teksa sot ballafaqohet me ekipin e fundit në tabelë, Besën.

Dueli tjetër luhet në stadiumin “Agron Rama” të Kastriotit, ku njëra-tjetrën e sfidojnë Arbëria dhe Trepça ’89.
Gjyqtar kryesor në Gjilan do të jetë Selim Isufi, në Kastriot, Besfort Kasumi ndërsa në Suharekë, Erdal Zasella.
Të gjitha ndeshjet fillojnë prej orës 13:30.
SUPERLIGA – SOT
13:30 Gjilani – Feronikeli
Gjyqtarë: Selim Isufi, Besnik Morina, Imran Kabashi, Dardan Caka.
13:30 Ballkani – Besa
Gjyqtarë: Erdall Zasella, Lumturije Muhadri, Safet Berisha, Alban Shala.
13:30 Arbëria – Trepça ’89
Gjyqtarë: Besfort Kasumi, Fatlum Berisha, Bujar Selimaj, Genc Nuza.