No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Krerët e FFK-së mbajtën takim pune me përfaqësuesit e klubeve të LRFP-së

Krerët e FFK-së mbajtën takim pune me përfaqësuesit e klubeve të LRFP-së

Në organizim të kryetarit të Lidhjes Rajonale të Futbollit të Prishtinës, Ismajl Ajeti, sot, është mbajtur takim me përfaqësuesit e klubeve të këtij regjioni në kuadër të reformave dhe strategjisë së re të futbollit që është duke bërë Federata e Futbollit e Kosovës. Të pranishëm në këtë takim ishin edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe nënkryetari Bakir Burri.

Në këtë takim përfaqësuesit e klubeve i shprehën falënderim FFK-së për ndihmën dhe gatishmërinë për t’i përkrahur ato në vazhdimësi. Gjatë këtij takimi kryesisht u bisedua për reformat që po i bën federata, projektet në infrastrukturë si dhe për projektin rreth ndriçimit të stadiumeve. Përfaqësuesi i Prishtinës, Bajram Sherifi theksoi rëndësinë e mbajtjes së takimeve të tilla për t’u koordinuar rreth punëve dhe projekteve të përbashkëta të regjionit dhe federatës, derisa u shpreh mirënjohës për përkrahjen që federata i ka dhënë klubit bardhekaltër veçmas rreth ndeshjes për kualifikimet e Ligës së Evropës.

Edhe përfaqësuesit e klubeve tjera folën në superaltiv për punën e FFK-së, derisa vlerësuan se prioritet i këtij regjioni është përmirësimi i infrastrukturës, duke pasur parasysh numrin e madh të funksionimit të shkollave të futbollit. Njëherësh ata njëzëri e vlerësuan punën që po bëhet nga FFK në krye me presidentin Ademi, duke i dhënë përkrahje në reformat dhe krijimin e strategjisë së re të futbollit.

Takime të tilla me pjesëmarrjen e krerëve të FFK-së parashihen edhe në regjionet e tjera dhe qëllimi i tyre është që të bëhet koordinimi sa më i mirë i projekteve, por edhe të shihen problematikat dhe nevojat që kanë klubet në secilin regjion.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Penza fiton ndaj Prishtinës dhe kalon në finale

Pikët e amerikanës Gabrielle Cooper, me sirenë ia siguroi finalen Penzës në “play-offin” e Superligës për femra. Penza ka...

Dortmundi skuadra e parë në Europë që u jep hapësirë më së shumti të rinjve

Observatori i Futbollit, CIES, ka publikuar ditën e sotme një tjetër studim të kryer prej tyre, ku listojnë klubet më të mira...

Gafa e portierit të Fenerbahçes bëhet “hit” në internet

Gafa e portierit të Fenerbahçes, Atlai Bajindir është duke bërë xhiron e internetit. Gardiani 22-vjeçar, pësoi një gol të çuditshëm në sfidën...

Dardanët e rinj arrijnë në Sofje

Kombëtarja e Kosovës U17 ka arritur në Sofje, ku më 14 dhe 16 prill do t’i luajë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren...

Recent Comments