No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR FFK: Klubet u ndihmuan edhe para edicionit të ri

FFK: Klubet u ndihmuan edhe para edicionit të ri

Federata e Futbollit e Kosovës ka sqaruar opinionin lidhur me pohimet e pavërteta të disa drejtuesve të klubeve në media për kinse mos përkrahje financiare nga ana e federatës gjatë kohës së pandemisë Covid-19.

FFK është e vetëdijshme se kjo pandemi ka shkaktuar krizë të thellë në ekonominë globale dhe natyrshëm kjo ka prekur edhe ekonominë e vendit, e më këtë edhe ata që janë investitorë në klubet tona.

Pikërisht për këtë arsye, FFK që nga fillimi i pandemisë u ka dalë në mbështetje klubeve me fondet e saj që i ka akumuluar nga sponsorët dhe të hyrat tjera, me qëllim që t’u lehtësohet zhvillimi i aktiviteteve.

Një praktikë të tillë të përkrahjes FFK e ka vazhduar edhe në edicionin e ri të garave, ku në fillim të shtatorit klubet janë ndihmuar me mjete financiare. Prandaj, drejtuesit e klubeve duhet të jenë të kujdesshëm për atë çfarë deklarojnë në media dhe të mos e ‘ushqejnë’ opinionin me dezinformata.

Njëherësh, të gjithë duhet ta kenë të qartë se Federata nuk mund t’ua mbulojë klubeve pagat e stafeve, por thjesht do të jetë e gatshme përherë të ndihmojë me aq mjete sa ka mundësi dhe për aq kohë sa nuk i rrezikohen projektet e saj.

Po ashtu, rikujtojmë se klubet nuk paguajnë as koutizim, as gjyqtarët dhe nuk kanë asnjë shpenzim tjetër ndaj federatës, përveç dënimeve që mund t’u shqiptohen për shkelje eventuale gjatë ecurisë së garave.

Më poshtë gjeni tabelën e mjeteve të ndara për klubet e Superligës në fillim të edicionit të ri:

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Kurti: Xhudistet janë bërë sinonim i fitoreve dhe gëzimeve tona

Kryeministri Albin Kurti ka përgëzuar xhudistet tona, Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën për suksesin e arritur në Kampionatin Evropian në Lisbonë. Distria fitoi medaljen...

Ish-futbollisti shqiptar ndërron jetë nga Covid-19

Covid-19 i ka marrë jetën ditën e sotme, ish-futbollistit të shquar të Turbinës, Ndriçim Beshiri, zemra e të cilit pushoi të rrahuri...

Nga maji, tifozët do të lejohen në ndeshjet e Serie A

Kryeministri italian, Mario Graghi ka shpallur masat e reja për Covid-19. Ai deklaroi se nga prilli, sportet si futsall,...

Zemërgjerësia e Neymarit, paguan 142 punëtorë pa punuar

Neymar Junior shkëlqen edhe në luftën kundër Koronavrusit, me pandeminë që po shkatërron planetin dhe po godet fort Brazilin.

Recent Comments