No menu items!
Ballina FUTBOLLI MBARËKOMBËTAR Enis Bardhi parashikon të ardhme të ndritur të Kosovës

Enis Bardhi parashikon të ardhme të ndritur të Kosovës

Futbollisti me origjinë shqiptare, Enis Bardhi ka folur rreth ndeshjes së PlayOff-it kundër Kosovës në Ligën e Kombeve.

Bardhi i cili mbron ngjyrat e Përfaqësueses së Maqedonisë është shprehur i kënaqur me suksesin ndaj Kosovës, por sipas tij, përfaqësuesja që ai përfaqëson ka edhe një ndeshje për kualifikim në Evropian.

“Jemi shumë të kënaqur që e kaluam me sukses ndeshjen me Kosovën, por nuk ka përfunduar asgjë. Kemi edhe një 90-minutësh për kualifikimin” ka thënë Bardhi për Supersport.

Tutje, ai ka thënë se ndeshja kundër Kosovës ishte e veçantë për të dhe sipas tij, Përfaqësuesja e Kosovës në futboll shumë shpejt do të shkojë në Evropian.

“Edhe Kosova zhvilloi një ndeshje të fortë, më vjen keq për djemtë, por kam besim se shumë shpejt do të shkojë në Evropian. Përballja me Kosovën ishte e veçantë. Pas ndeshjes kam pasur komente pozitive dhe negative. Çdo futbollist duhet të japë maksimumin për ekipin ku luan”, ka shtuar tutje ai.

Ai është shprehur se është shqiptar dhe se këtë fakt sipas tij nuk e mohon askush, por që tani duhet ta japë maksimumin për Maqedoninë e Veriut.

“Jam shqiptar e nuk ma mohon askush, por tani do të jap maksimumin për Maqedoninë për përparimin edhe në aspektin profesional. Nuk kemi pasur kurrë probleme brenda skuadrës, kemi respekt për njëri-tjetrin dhe në fushë japim maksimumin. Si ekip mund të bëjmë një histori që nuk e ka bërë askush”, ka thënë Bardhi.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Dy autogola dhe Messi “show”, Barcelona “manita” ndaj Getafes

Nuk e pati të lehtë sa duket nga rezultati, por Barcelona arriti të marrë tre pikë ndaj Getafes dhe të vazhdojë ndjeksjen...

Kosova VR siguron kalimin në Ligën e Dytë

Kampionati në Ligën e Tretë të futbollit kosovar ka për t’i zhvilluar edhe tri ndeshje deri në mbyllje të këtij edicioni, mirëpo...

Napoli turpëron Lazion

Napoli ka marrë një fitore spektakolare në shtëpi ndaj Lazios me shifrat e thella 5:2, duke i turpëruar kryeqytetasit.

Adnan Januzaj realizon gol për Sociedadin

Futbollisti shqiptar me pasaportë belge, Adnan Januzaj ka arritur të shënojë gol në sfidën që skuadar e tij Real Sociedad po e...

Recent Comments