No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Moise Kean nderon PSG, Chelsea triumfon me “poker”

Moise Kean nderon PSG, Chelsea triumfon me “poker”

PSG dhe Chelsea bëjnë detyrën dhe arrijnë fitoret e para në grupet e Champions League. Nënkampionët e këtij kompeticioni, reaguan pas humbjes shtëpiake me Manchester United dhe mposhtën 0-2 në Turqi ekipin e Basaksehir.

Pjesa e parë dhuroi pak emocione, teksa vlen për t’u përmendur dëmtimi i Neymar. Sulmuesi brazilian ndjeu shqetësim në kofshën e majtë dhe u largua nga fusha në minutën e 26-të. Moise Kean ishte heroi i ekipit të Thomas Tuchel me dy golat e realizuar.

Sulmuesi italian gjeti rrjetën me kokë në minutën e 64-t, teksa realizoi edhe golin e qetësisë çerek ore më pas. Në të dy rastet ishte Kylian Mbappe ai që dhuroi asistet për 20-vjeçarin.

https://streamable.com/o/wogvhl#?secret=YHAuUukXJ1

Feston edhe Chelsea në Rusi. Ekipi i Frank Lampard triumfoi 0-4 përballë Krasnodar, një fitore shumë e rëndësishme. Jorginho humbi një penallti në minutën e 14-t (topi u ndal në shtyllë), por avantazhi erdhi nga Callum Hudson-Odoi në minutën e 37-të. Sulmuesi u ndihmua edhe nga gafa e portierit vendas.

https://streamable.com/o/vgwqyq#?secret=7socaEQubk

Në fraksionin e dytë të ndeshjes erdhën edhe rrjetat e Timo Werner (me penallti) dhe Hakim Ziyech, brenda tre minutave. Në fund ishte radha e amerikanit Pulisic, i cili vulosi triumfin me “poker” të ekipit londinez. 

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Nga gara për titullin kampion, deri te ndeshjet e Kombëtares, flet Armend Thaqi

Ballkani ka filluar të marrë frymë më lehtë pas fitores së fundit në vikend ndaj Drenicës në shtëpi. Skuadrën e Bledi Shkëmbit e pret...

Sa më shumë që forcohet gara, aq më shumë rriten akuzat ndaj arbitrave

Arbitrat e futbollit në Kosovë janë në qendër të vëmendjes në fillim të stinorit pranveror, por jo për të mirë. Pas çdo xhiroje akuzat...

FFK mbajti trajnimin e parë online për sistemin VAR

Ekipi i projektit VAR në FFK është duke punuar me intensitet në procesin e implementimit të tij. Puna në këtë projekt ka...

Avni Nuha rizgjidhet kryetar i Federatës së Çiklizmit të Kosovës

Në Kuvendin e Punës dhe Zgjedhor të mbajtur nga Federata e Çiklizmit e Kosovës, delegatët ia kanë besuar edhe një mandat tjetër...

Recent Comments