No menu items!
Ballina LIGAT E TJERA BUNDESLIGA Barazon rekordin e një kampioni bote, Muller tenton legjendat e Bayernit

Barazon rekordin e një kampioni bote, Muller tenton legjendat e Bayernit

Bayern Munchen fitoi 1-2 mbrëmjen e kaluar në Moskë kundër Lokomotivës vendase. Golat e Leon Goretzka dhe Joshua Kimmich i dhuruan fitoren e dytë radhazi në Champions kampionëve në fuqi, teksa kjo ishte një sfidë e veçantë për Thomas Muller.

Sulmuesi bavarez e nisi si titullar dhe regjistroi ndeshjen e 545-të zyrtare me rekordmenët gjermanë, duke barazuar një legjendë si Klaus Augenthaler (kampion bote me Gjermaninë në vitin 1990). Vetëm pesë lojtarë kanë veshur fanellën e Bayernit më shumë se 31-vjeçari.

Ata janë Georg Schwarzenbeck (554), Franz Beckenbauer (584), Gerd Muller (605), Oliver Kahn (632) dhe Sepp Maier (699). Nëse marrim parasysh vetëm ndeshjet e luajtura prej vitit 1965 (kohë kur Bayerni u ngjit në Bundesligë), Muller qëndron në vend të tretë.

Vetëm Schwarzenbeck (547) dhe Gerd Muller (565) numërojnë më shumë sfida se sulmuesi i ekipit të Hans-Dieter Flick, i cili ka edhe disa vite karrierë përpara dhe do të tentojë t’i përmirësojë sa më shumë shifrat e tij me skuadrën e zemrës.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Dortmundi skuadra e parë në Europë që u jep hapësirë më së shumti të rinjve

Observatori i Futbollit, CIES, ka publikuar ditën e sotme një tjetër studim të kryer prej tyre, ku listojnë klubet më të mira...

Gafa e portierit të Fenerbahçes bëhet “hit” në internet

Gafa e portierit të Fenerbahçes, Atlai Bajindir është duke bërë xhiron e internetit. Gardiani 22-vjeçar, pësoi një gol të çuditshëm në sfidën...

Dardanët e rinj arrijnë në Sofje

Kombëtarja e Kosovës U17 ka arritur në Sofje, ku më 14 dhe 16 prill do t’i luajë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren...

Ulpiana, klubi që është afër t’i rikthehet Superligës pas më shumë se një dekade

Vijnë nga një qytet i vogël, por dëshira është shumë e madhe për të marrë pjesë në mesin e skuadrave elitare të...

Recent Comments