No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Ballkani e përmbysë Prishtinën në finish, fitojnë edhe Drenica e Gjilani

Ballkani e përmbysë Prishtinën në finish, fitojnë edhe Drenica e Gjilani

Ballkani e ka mundur Prishtinën me përmbysje mahnitëse, vetëm tri ditë pasi e përjetoi një humbje dëshpëruese në mënyrë të njëjtë nga Trepça ’89, duke triumfuar 2:1 edhe pse po humbiste me një gol epërsi deri në çastet e fundit të ndeshjes.

Heroi i Ballkanit ishte Mevaln Zeka i cili i shënoi dy golat e triumfit duke u futur në lojë nga stoli në pjesën e dytë, pasi Prishtina kishte krijuar epërsi të hershme përmes Otto John.

Tamam kur u duk se skuadra e Ismet Munishit po shkonte drejt humbjes së dytë radhazi dhe në përgjithësi këtë sezon në Superligë, ajo tregoi fytyrë lideri dhe e përmbysi rezultatin në gjashtë minutat e fundit.

Në një ndeshje të tensionuar nga fillimi në Suharekë, bardhekaltrit e gjetën epërsinë herët falë Johnit, i cili shënoi në minutën e 34-të.

Ballkani i Munishit vuajti shumë për të ardhur te goli, pavarësisht përpjekjeve të mëdha.

Por zëvendësimi që Munishi e bëri në pjesën e dytë, kur e futi në lojë Zekën, doli të ishte i përkryer.

Ish-ylli i Feronikelit u shndërrua në hero për Suharekën. Ai e barazoi rezultatin në minutën e 88-të duke shënuar me kokë, para se ta bënte rikthimin më të madh të Ballkanit në historinë e saj, kur u gjend më së miri në një tollovi në mbrojtjen e Prishtinës dhe e futi topin në rrjetë në minutën e 96-të.

Falë këtyre tri pikëve, Ballkani tani ruan kreun me 22 pikë, gjashtë më shumë se Drita, e cila i ka dy ndeshje më pak të zhvilluara, megjithatë.

Prishtina, ndërkohë, ngel në pozitë ne katërt me vetëm 11 pikë, pas dy humbjeve radhazi.

Ndërkohë, në dy ndeshjet e fundit të xhiros së nëntë, Gjilani e ka mundur 1:0 Besën, me autogolin e Matheus de Paula (45′), derisa Drenica ka triumfuar 2:1 kundër Trepçës ’89, me golat e Shkëlzen Lushtakut (67′) dhe Baton Zabërgjës (81′). Golin e ngushëllimit për “xehetarët” e shënoi Ardian Muja nga penalltia (90′).

.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Valverde i Real Madridit rezulton pozitiv me COVID-19,humbë ndeshjen e parë kundër Chelseat

Mesfushori uruguaian i Real Madridit, Fede Valverde ka rezultuar pozitiv në testimin për koronavirus. Lajmin e ka bërë të...

Dortmund zgjedh ish-yllin e Milan si zëvendësues të Haaland

Erling Haaland është vënë në shënjestër të klubeve të mëdha të Europës. Nëse norvegjezi do të largohet nga Dortmund në merkaton e verës, verdhezinjtë duket...

Llapi arrin në finale të Kupës, një hap larg ëndrrës evropiane

Llapi është kualifikuar në finalen e Kupës së Kosovës në futboll. Skuadra e trajnerit Tahir Batatina, barazoi 2:2 të mërkurën në Podujevë kundër Prishtinës,...

Andrea Agnelli i urryer i madh, pritet revolucion tek Juventusi

Të jesh i urryer, sepse je president i Juventusit, është normale. Andrea Agnelli, megjithatë, papritmas e pa veten armiku numër një publik në të...

Recent Comments