No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR “Çartet” Batatina: Fitore e Nuzës, jo e Feronikelit! 

“Çartet” Batatina: Fitore e Nuzës, jo e Feronikelit! 

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka qenë tejet i pakënaqur pas humbjes që pësoi skuadra e tij në Drenas kundër Feronikelit. Timonieri llapjan u ndëshkua me karton të kuq në fund të ndeshjes nga gjyqtari më i mirë kosovar, Genc Nuza. Pikërisht, ky i fundit ka bërë që Batatina të “çartet” në deklaratën pas ndeshjes. Batatina pati kritika të shumta për Nuzën teksa dha edhe një paralajmërim për FFK-në.

“Mendoj se nuk është problemi i Llapit t’i zgjedhë problemet e skuadrave që nuk kanë rezultate të mira. Genc Nuza ka ardhur me i zgjidh problemet e Feronikelit, Nuza u vërejt që nga minuta e parë që ka ardhur për ta rregulluar këtë ndeshje. Nuk ka qenë e rastësishme që Nuza nuk ka referuar që një kohë të gjatë, pasi edhe krerët e federatës e kanë kuptuar se Nuza është refer tendencioz dhe që shkon e i fiton ndeshjet skuadrave të caktuara”, ka theksuar Batatina pas ndeshjes.

Madje, ai ka thënë se fitorja e sotme e Feronikelit është plotësisht për meritë të gjyqtarit.

“Kjo fitore është e Genc Nuzës dhe jo e Feronikelit. Ne ja urojmë atyre fitoren, por kjo fitore nuk është meritë e tyre. Nuk është mirë kështu. Nëse edhe një herë Nuza i referon Llapit, atëherë skuadra ime largohet fusha. Nëse federatës i konvenon ta mbajë Nuzën para investitorëve le të vazhdojë”, ka shtuar Batatina.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Tovërlani: Dikujt matematikat në fund të sezonit nuk kanë me i dalë

Trajneri i mirënjohur, Afrim Tovërlani, ka komentuar ndeshjet mes Llapit dhe Dritës si dhe Drenicës ndaj Prishtinës. Tovërlani tha...

Batatina: Kastriot Rexha e bëri diferencën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Dritës. Llapi...

Nuhiu: Në pjesën e dytë shfrytëzuam lodhjen e Llapit

Trajneri i Dritës, Ardian Nuihu është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Llapit. Trajneri nga...

Kosova fiton edhe miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut

Edhe në ndeshjen e dytë miqësore vashat e Kombëtares së Kosovës kanë arritur fitore në duel me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut,...

Recent Comments