Drenica ka prezantuar edhe zyrtarisht trajnerin e ri, Bledar Devolli.
Trajneri nga Shqipëria u prezantuar nga Ilir Veliqi, kryetar i KF Drenica.
Devolli premtoi punën dhe vetëm punë.
“Për mua nuk është me rëndësi kontrata të cilën do ta firmosi, për mua primare është që ta krijojë një karrierë të mirë në Drenicë”, tha mes tjerash Devolli, raporton Gazeta Olle.
Ai porosi klubet se për të marrë fitore në Skënderaj duhet të derdhin mund.