Klubi Futbollistik “Llapi” e ka shijuar fitoren e parë në Superligën e Kosovës pas shtatë ndeshjeve.
Kurse, njëri ndër futbollistët më në formë te skuadra llapjane është mesfushori gjilanas, Arbnor Ramadani.
Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina ka thënë se Ramadanin nuk e ndërron me pesë mesfushorë tjerë.
“Arbnor Ramadanin nuk e ndërroj me pesë mesfushorë tjerë, ka shumë kualiteti dhe është shumë i rëndësishëm për Llapin”, ka thënë Batatina.

Ramadani deri më tani është golashënuesi më i mirë i skuadrës duke realizuar dy gola.