No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Trepça ’89 me rikthimin më të çmendur në futbollin kosovar kundër Ballkanit

Trepça ’89 me rikthimin më të çmendur në futbollin kosovar kundër Ballkanit

Trepça ’89 e ka bërë mbase rikthimin ma mahnitës, më të paparë në historinë e Superligës së Kosovës, duke e mposhtur 4:3 Ballkanin e Ismet Munishit edhe pse po humbiste 3:0 për pjesën më të madhe të takimit.

Klubi mitrovicas ia shkaktoi humbjen e parë Ballkanit në sezonin e ri të Superligës të dielën në Riza Lushta.

Ballkani, si pretendenti kryesor për titull këtë sezon, po vinte në këtë takim plot vetëbesim dhe krijoi një epërsi të hershme të cilën askush nuk ka mundur ta parashikonte se nuk do ta mbante.

Skuadra nga Suhareka i kishte fituar gjashtë ndeshje dhe kishte barazuar një herë në shtatë ndeshje deri tani këtë sezon.

Hazmi Gripshi e kaloi skuadrën e Munishit në epërsi me gol fantastik nga distanca në minutën e 30-të, para se Ermal Krasniqi ta dyfishonte epërsinë në minutën e 47-të.

Mirlind Daku e trefishoi epërsinë e skuadrës nga Suhareka në minutën e 55-të, me golin e 15 personal këtë sezon.

Kur djelmoshat e Munishit menduan se fitorja tashmë ishte siguruar, Sie e nisi atë që do të ishte mrekullia në Mitrovicë.

Ai shënoi golin e parë të Trepçës në minutën e 64-të, para se Rilind Nimani ta kthente në lojë skuadrën mitrovicase një çerek lojë para fundit.

Sie ishte heroi i Trepçës duke shënuar edhe dy herë të tjerë, në minutën e 79-të për 3:3 dhe në minutën e 93-të për fitoren e ëndërruar.

Ky triumf i Trepçës vjen pas pesë ndeshjeve pa fitore.

Ballkani mbetet lider, pavarësisht humbjes, me 19 pikë, gjashtë më shumë se Drita, e cila, megjithatë, i ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Trepça, në anën tjetër, tani mbledh 11 pikë në vendin e gjashtë, gjashtë më shumë se zona e rënies nga liga. 

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Futbollisti i Ferizajt i shpëton më të keqes, kthehet në shtëpi shëndosh e mirë

Futbollisti i Ferizajt, Thesar Ismajli u lëndua sot gjatë ndeshjes kundë Ulpianës. Gjendja e tij ishte mjaft kritike, ku...

E mahnitshme, Kosova më e mira e Evropianit

Sukses të jashtëzakonshëm kanë arritur xhudistët kosovarë. Kosova është përfaqësuesja më e suksesshme në Evropianin që të dielën përfundoi në Lisbonë të...

FFK reagon për incidentet e kësaj fundjave

Kjo fundjavë në futbollin e Kosovës u përcjell me disa incidente dhe me dhunë në ndeshje të Ligës së Parë dhe të Ligës së...

Sulmohet gjyqtari kryesor në ndeshjen mes Ferizajt dhe Ulpianës, intervenon edhe Policia e Kosovës

Dueli ndërmjet Ferizajt dhe Ulpianës nuk e ka gjetur fundin. Takimi është ndërprerë në minutën e 95-të, pasi që gjyqtari kryesor i ndeshjes Petrit...

Recent Comments