No menu items!
Ballina KRYESORE Sigal Prishtina fituese e Superkupës

Sigal Prishtina fituese e Superkupës

Sigal Prishtina ka fituar Reload Superkupën, duke mundur në finale Bashkimin me rezultat 74:73 (12:11, 23:23, 23:23, 16:16).

Fillimi i ndeshjes ishte interesant, por u karakterizua me disa gabime, duke bërë që në çerekun e parë të shënohen më pak pikë. Bardhekaltrit nga 7:9, kaluan në epërsi prej 12:9, derisa kjo pjesë përfundoi 12:11. Edhe në periudhën e dytë u zhvillua lojë interesante, me të dy skuadrat që luftuan për çdo top. Prishtina në fund krijoi epërsi prej 35:29, por prizrenasit me një seri prej 5:0 në minutën e fundit afruan rezultatin në 35:34 sa përfundoi pjesa e parë.

Edhe në periodën e tretë sfida ishte me kthesa, ku Sigali krijon epërsi prej 55:49, megjithatë, Portokallinjtë rikthehen duke kaluar në epërsi 56:57, kurse me dy pikë të Altin Morinës përfundoi çereku i tretë 58:57. Në 10 minutat e fundit, Prishtina krijoi epërsi 64:57, por prizrenasit me një seri prej 3:11 kaluan në epërsi 67:68, duke e bërë ndeshjen më dramatike, tre minuta nga fundi i përballjes, madje e thelluan edhe më shumë epërsinë në 67:72, 1:11 minuta para përfundimit të ndeshjes. Bardhekaltrit nuk u dorëzuan dhe afruan rezultatin në 72:73, kur kishin mbetur edhe 13 sekonda, e më pas kaluan në epërsi me dy pikë nga Edmond Azemi, duke triumfuar në fund me rezultat 74:73.

Kupën kapitenit Edmond Azemi ia dorëzoi Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Dukagjini dhe Malisheva me fitore bindëse

Dukagjini dhe Malisheva kanë marrë fitoret e radhës për të vazhduar kështu luftën për inkuadrim në Superligë. Skuadra nga...

Shkëmbi i lumtur për fitoren në Drenas

Bledi Shkëmbi e ka vlerësuar si ndeshje shumë të vështirë ballafaqimin me Feronikelin. Trajneri i Ballkanit, Shkëmbi, megjithatë, i është gëzuar më...

Feronikeli humb, por Duro është i kënaqur me paraqitjen e ekipit!

Trajneri i Feronikelit, Klodian Duro, ka arsyetuar humbjen e skuadrës së tij ndaj Ballkanit. “Timonieri” i skuadrës nga Drenasi...

Drita fiton në “Riza Lushta”, ruan distancën me Ballkanin e Prishtinën

Goli i Festim Alidemës nga penalltia në minutën e 53-të, ia ka siguruar 3 pikë shumë të rëndësishme skuadrës së Dritës e...

Recent Comments