No menu items!
Ballina KRYESORE Sallah Sherifi tregon kujt ia dedikojnë fitoren

Sallah Sherifi tregon kujt ia dedikojnë fitoren

Gjilani ka triumfuar në derbin e xhiros së tetë në Superligën e Kosovës në futboll, teksa e ka mposhtur në udhëtim skuadrën e Prishtinës me rezultat 2-0.

“Kuqebardhët” në këtë takim u drejtuan nga drejtori sportiv i kësaj skuadre, Sallah Sherifi, i cili pas ndeshjes tregoi çelësin e kësaj fitore dhe pati një dedikim emocionues për këtë triumf.

“Dhamë maksimumin për ta fituar këtë ndeshje. Gjithë futbollistët treguan përkushtim maksimal nga minuta e parë dhe unë jam shumë i kënaqur me atë se çfarë kanë shfaqur, duke i përgëzuar për karakterin dhe disiplinën e shfaqur”, theksoi fillimisht Sherifi.

“Kjo fitore i dedikohet familjes së Smërqakut që humbën anëtarin më të dashur të familjes së tyre Engjullin dhe po ashtu tifozërisë “Skifterat” të cilët e humbën anëtarin e tyre”, shtoi ndër të tjerash Sherifi.

Më pas Sherifi u rikthye të flas edhe për çështjen e kryetrajnerit Gentjan Mezani, i cili është duke munguar për arsye familjare.

“Kryetrajneri Mezani do të rikthehet së shpejti, pasi që ka disa probleme familjare për t’i rregulluar. Ne e presim atë për t’u rikthyer”, përfundoi Sherifi.

Në kuadër të xhiros së nëntë, Gjilani e pret në shtëpi skuadrën e Besës.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Nga maji, tifozët do të lejohen në ndeshjet e Serie A

Kryeministri italian, Mario Graghi ka shpallur masat e reja për Covid-19. Ai deklaroi se nga prilli, sportet si futsall,...

Zemërgjerësia e Neymarit, paguan 142 punëtorë pa punuar

Neymar Junior shkëlqen edhe në luftën kundër Koronavrusit, me pandeminë që po shkatërron planetin dhe po godet fort Brazilin.

Dy gola për katër minuta, mbyllet me spektakël pjesa e parë në sfidën Everton – Tottenham

Pjesa e parë e Everton-Tottenham, ndeshja hapëse e javës së 32-të të Premier Leagues, është mbyllur me rezultatin 1-1.

Presidentja Osmani: Xhudistet tona të arta me medalje e me shpirt, po e ngrisin Republikën tonë lart e më lart!

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka vlerësuar lartë punën e xhudistëve kosovarë në garat ndërkombëtare në veçanti, Distria Krasniqin. Krasniqi, sot fitoi medaljen...

Recent Comments