No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Ndërron jetë Bashkim Beshi, presidenti i FFK-së e ngushëllon familjen

Ndërron jetë Bashkim Beshi, presidenti i FFK-së e ngushëllon familjen

Ka ndërruar jetë në moshën 52-vjeçare ish-futbollisti i njohur prizrenas, Bashkim Beshi. Për vdekjen e tij familjen Beshi dhe KF Liria e ka ngushëlluar presidenti i FFK-së, Agim Ademi.

Më poshtë telegrami i presidentit të FFK-së

E nderuara Familje Beshi!

Të nderuar drejtues të KF Liria,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj Bashkim Beshi, ndaj më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve, futbollistëve dhe tërë komunitetit të futbollit të Kosovës të Ju shprehim ngushëllimet tona më të thella dhe të sinqerta.
Bashkim Beshi do të mbahet mend për kontributin e tij të hershëm si futbollist i Progres Exportit e më pas për shumë vite si pjesë e Lirisë, me të cilën skuadër fitoi edhe titullin e kampionit në vitin 1995.
Kontributi i Bashkimit ishte i çmueshëm edhe pas përfundimit të karrierës si futbollist, ku fillimisht e ushtroi zejen e trajnerit për grupmoshat e reja, derisa një periudhë ishte edhe sekretar i KF Liria.
Ai u dallua si njeri i urtë e i respektuar kudo dhe si të tillë do ta kujtojmë përherë, andaj
në këto momente të dhembjes tuaj jemi pranë jush  që të përballoni më lehtë humbjen për më të dashurin tuaj.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!

Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Edhe një medalje e madhe për Kosovën, Akil Gjakova në finale të Evropianit

Kosova ka siguruar edhe një medalje në Evropianin e xhudos në Lisbonë. Akil Gjakova ka kaluar në finale të kategorisë deri 73 kilogramë. Akili...

Ylli i Chelsea-t zbulon prapaskenën: Doja të tërhiqesha në moshën 17 vjeç

Jorginho, mesfushori i Chelsea-t, është rrëfyer në një intervistë të dhënë për Daily Mail. “Po të isha bërë një futbollist profesionist në Brazil, do të...

Akili i pathyeshëm, kalon në gjysmëfinale të Evropianit

Me katër fitore, një pa luftë, Akil Gjakova arrin në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian, që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë. Në çerekfinale mundi rusin...

Sot përballja e dy trajnerëve karizmatik

Superliga e Kosovës sot sjell dy përballje interesante. Llapi që po lufton për ekzistencë, viziton Gjilanin. Ismet Munishi si trajner i ‘Skifterave’ për herë të...

Recent Comments