No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Sot tri ndeshje në elitë, Llapi synon t'i japë fund krizës

Sot tri ndeshje në elitë, Llapi synon t’i japë fund krizës

Nga mesjava në fundjavë, Superliga nuk ndalet! Elita e futbollit kosovar shënon sot hapjen e xhiros së tetë, që do të sjellë disa ballafaqime interesante.

Pas humbjes së parë sezonale që e pësoi te Ballkani, Drita sot rikthehet në shtëpi për t’u ndeshur me Drenicën.

Kuqezinjtë pësuan humbje nga Arbëria në fundjavë, kështu që do të kërkojnë medoemos të dalin të pamposhtur nga Gjilani, derisa bardhekaltërit s’kanë asnjë opsion tjetër pos fitores, që është rruga e vetme për të ndjekur liderin nga Suhareka.

Skuadra e vetme që nuk e ka shijuar ende fitoren këtë edicion, Llapi, do të luajë në “Zahir Pajaziti” ndaj befasisë së këtij kampionati, Arbërisë.

Ndeshja tjetër që zhvillohet sot është ajo ndërmjet Besës dhe Feronikelit në Brestovik.

Gjyqtar kryesor në Gjilan do të jetë Visar Kastrati, në Podujevë Mervan Bejtullahu ndërsa në Brestovik, Besfort Kasumi.

Të gjitha ndeshjet fillojnë prej orës 14:00.

SUPERLIGA – SOT

14:00 Drita – Drenica
Gjyqtarë: Visar Kastrati, Alban Ejupi, Visar Kelmendi, Tefik Maloku.

14:00 Llapi – Arbëria
Gjyqtarë: Mervan Bejtullahu, Meriton Berisha, Fatlum Jashari, Alban Shala.

14:00 Besa – Feronikeli
Gjyqtarë: Besfort Kasumi, Bajram Kabashi, Hekuran Osmani, Dardan Caka. 

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Ja kush do ta gjykojë derbin e madh, Drita-Prishtina

Derbi i madh i këtij edicioni ndërmjet Dritës dhe Prishtinës, i cili mund ta vendosë fatin e kampionit iu ka besuar Gramos Shalës.

Ceferin: Perez do president kukull, Barçës nuk i vë faj! Ju tregoj si më kërkuan falje

Aleksander Ceferin, presidenti i UEFA-s, është rikthyer të flasë për European Super League dhe numri një i futbollit europian zbulon se disa...

Asisti spektakolar i Di Maria: Më lehtë e bëjë këtë, sesa të godas me këmbën e djathtë (VIDEO)

Anësori i Kombëtares së Argjentinës, Angel Di Maria mbrëmë dhuroi asistin e vitit. Paris Saint-Germain u kualifikua në gjysmëfinale...

Benzema në super formë, barazon rekordin e legjendës Raul

Karim Benzema ishte lojtari më i dalluar në fitoren e Real Madrid me rezultat 3-0 ndaj Cadizit, duke shënuar dy gola.

Recent Comments