No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Rifillon projekti për përzgjedhjen e talenteve U15

Rifillon projekti për përzgjedhjen e talenteve U15

Pas disa muajsh ndërprerje për shkak të situatës me pandeminë “Covid-19”, sot ka rifilluar projekti madhor i Federatës së Futbollit të Kosovës “Elite Youth Development Programme U15”, që organizohet në mbështetje të UEFA-s, e që për qëllim e ka nxjerrjen në pah dhe  zhvillimin e talenteve për ekipet kombëtare. Ky projekt kishte nisur në fillim të këtij viti dhe deri në muajin mars ishin zhvilluar nga dy grumbullime në secilin Lidhje Rajonale të Futbollit, por më pas përhapja e koronavirusit dhe ndërprerja e aktiviteteve sportive në vend kishin bërë që edhe ky projekt të pezullohej përkohësisht. Megjithatë, pas rifillimit të aktiviteteve sportive në vend, përgjegjësit e këtij projekti menjëherë i kanë nisur përgatitjet me të gjithë të përfshirët në këtë projekt dhe kanë arritur që gjeneratës së futbollistëve të lindur në vitin 2006 t’ua mundësojë rifillimin e këtij projekti, duke i respektuar në përpikëri protokollin sanitar dhe udhëzuesin e MSH-së, IKSHPK-së dhe FFK-së lidhur me zhvillimin e aktiviteteve në kushtet e pandemisë. Kësisoj, të shtunën në fushën “Top Football” në Mazgit është mbajtur dita e parë e fazës përfundimtare të projekti, ku janë përfshirë ekipet përzgjedhëse nga të gjitha regjionet. Për dallim nga herët e kaluara kësaj radhe është përdorur edhe teknologjia më e re, ku secili lojtar është pajisur me sensor në të dyja këpucët e futbollit, të cilët do të ndihmojnë në nxjerrjen e të dhënave të sakta të këtyre talenteve, duke filluar nga vrapimet, pasimet dhe shkathtësitë tjera që i paraqesin gjatë lojës. Një sistem i tillë me sensor dhe kamera të mençura 360 shkallë është duke u përdorur për herë të parë në Kosovë dhe në përgjithësi në vendet ballkanike për  këtë grupmoshë. Projekti vazhdon edhe nesër në Mazgit, derisa më pas aktiviteti do të shtrihet me ndeshje në regjione, derisa qëllimi i përgjegjësve të këtij projekti Michael Nees dhe Edmond Rugova është që nga kjo gjeneratë të nxirren 33 talentet më të mira, që do të jenë më pas brumë për Kombëtaren U15 dhe ekipet tjera zinxhirë të kombëtareve.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Tovërlani: Dikujt matematikat në fund të sezonit nuk kanë me i dalë

Trajneri i mirënjohur, Afrim Tovërlani, ka komentuar ndeshjet mes Llapit dhe Dritës si dhe Drenicës ndaj Prishtinës. Tovërlani tha...

Batatina: Kastriot Rexha e bëri diferencën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Dritës. Llapi...

Nuhiu: Në pjesën e dytë shfrytëzuam lodhjen e Llapit

Trajneri i Dritës, Ardian Nuihu është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Llapit. Trajneri nga...

Kosova fiton edhe miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut

Edhe në ndeshjen e dytë miqësore vashat e Kombëtares së Kosovës kanë arritur fitore në duel me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut,...

Recent Comments