Drita është rikthyer te fitoret, derisa në kuadër të xhiros së tetë në Superligën e Kosovës në futboll e ka mposhtur Drenicën me rezultat bindës 4-1.
Bujar Shabani, Hamdi Namani, Kastriot Rexha dhe Betim Haxhimusa ishin katalizatorë të triumfit të katërt sezonal për kampionët në fuqi që marrin vetën pas disfatës nga Ballkani.
Golin e nderit për mysafirët e realizoi i inkuadruar në pjesën e dytë Baton Zabërgja.
Llapi në ndeshjen tjetër ka gjetur fitoren e parë sezonale, derisa në shtëpi ka triumfuar me rezultat të pastër përballë Arbërisë 2-0. Mentor Zhdrella dhe Ahmed Januzi realizuan për ekipin e Tahir Batatinës që fillon të frymojë më mirë tashmë pas këtij triumfi.
Duhet theksuar se mysafirët dështuan nga njëmbëdhjetë metërshi në pozitën e dytë, pasi që goditjen e Almir Kryeziut e priti ‘gardiani’ Steven Hoffman.
Besa ka ndalur edhe Feronikelin (1-1), teksa ka mundur ta fitojë edhe gjithë ndeshjen. Pejanët realizuan përmes Etnik Brutit në minutën e 58-të të ndeshjes, ndërkohë “industrialistët” barazuan në minutën e 71-të, përmes Marko Milickovic.