No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Batatina: E dëshmuam se nuk e meritojmë pozitën ku ndodhemi

Batatina: E dëshmuam se nuk e meritojmë pozitën ku ndodhemi

Llapi ka gjetur edhe fitoren e parë sezonale, derisa në shtëpi ka triumfuar me rezultat të pastër përballë Arbërisë 2-0.

Mentor Zhdrella dhe Ahmed Januzi realizuan për ekipin e Tahir Batatinës që fillon të frymojë më mirë tashmë pas këtij triumfi.

Duhet theksuar se mysafirët dështuan nga njëmbëdhjetë metërshi në pozitën e dytë, pasi që goditjen e Almir Kryeziut e priti ‘gardiani’ Steven Hoffman.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka folur pas ndeshjes së sotme duke thënë se kjo fitore do ta këndellë skuadrën “bardhekaltër, duke theksuar se ua ka bërë me dije futbollistëve të Llapit se ndeshjet e para do të jenë të vështira.

“Iu kam thënë futbollistëve që ndeshjet e para janë të vështira sepse kemi marrë 15 futbollistë. S’e meritojmë këtë pozitë ku jemi dhe këtë e dëshmuam edhe sot”, ka thënë Batatina për “Art Sport”.

Tutje, ai ka treguar se çka u ka thënë lojtarëve të tij pas rezultateve negative dhe pozitës së fundit të cilën qëndronte Llapi deri para kësaj xhiroje.

“Iu kam thënë futbollistëve që edhe nëse bijmë në Ligën e Parë gjithmonë do t’iu mbështetim. Do të punojmë shumë t’i përmirësojmë mangësitë. Shpresoj të jemi një skuadër solide deri në fund të kampionatit, ashtu si kemi qenë që prej rikthimit në Superliga”, shtoi më tutje trajneri llapjan.

“Futbolli nuk është projekt ndërtimor që fillon dhe përfundon, ka sfida dhe duhet t’i kalojmë. Falënderoj kryesinë që na ka mbështetur shumë pavarësisht rezultateve”, shtoi mes të tjerash ai.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Ky është futbollisti me çmimin më të lartë në Superligën e Kosovës

Forma fenomenale nga Mirlind Daku në këtë sezon i është rritur edhe vlera në treg, ku nga 300 mijë euro, tani ka...

Barça dhe Juventus, luftë e ashpër për Kun Agüero

Sikurse shkruan sot katalanasja “Sport”, Barça ka vendosur të futet në garë për Kun Agüero. Pas disa ditësh reflektimi, klubi Blaugrana duket i bindur:...

B*OMBA NGA SPANJA: “Mbappe do të luajë te Reali sezonin tjetër”

Kylian Mbappe dhe Real Madrid do të bashkohen së shpejti. Bomba e lëshuar nga emisioni “Chiringuito” në Spanjë ka bërë xhiron e rrjeteve sociale. Ka...

Kjo është arsyeja e mungesës së Ramosit në ndeshjen kundër Liverpoolit

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Mbrojtësi spanjoll është duke u shëruar nga lëndimi...

Recent Comments