No menu items!
Ballina KRYESORE Prishtina në finale të Superkupës, e mposht Rahovecin

Prishtina në finale të Superkupës, e mposht Rahovecin

Prishtina ka arritur të kualifikohet në finalen e madhe të Reload Superkupës së Kosovës në basketboll. Basketbollistët “bardhekaltër” e mposhtën në gjysmëfinale Rahovecin me rezultat të ngushtë 89:84. 

Takimi nisi i baraspeshuar me dy skuadrat që treguan vendosmëri për të triumfuar dhe për t’u kualifikuar në finalen e madhe të Superkupës.

Prishtina kishte epërsi deri në katër pikë, por në fund Rahoveci nuk u dorëzua dhe arriti të barazojë rezultatin në 73:73, 10 sekonda para fundit të ndeshjes.

Në sekondat e mbetura, Prishtina kishte edhe një aksion, por gjuajtja e Fisnik Rugovës nuk ishte e saktë dhe sfida shkoi në vazhdime.

Në vazhdime, Prishtina u tregua më e vëmendshme dhe në fund arriti ta fitojë takimin me rezultat 84:89.

Te skuadra e Rahovecit më të dalluarit ishin Isiah Traylor me 26 pikë e tetë kërcime dhe Marvin Jones me 32 pikë.

Në anën tjetër, te skuadra kryeqytetase më të dalluarit ishin Arian Qallaku me 29 pikë dhe 10 kërcime, Fisnik Rugova me 15 pikë e 14 kërcime dhe Altin Morina me 17 pikë.

Prishtina në finale do të takohet me fituesin e duelit Ponte Prizreni – Bashkimi.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Futbollisti i Ferizajt i shpëton më të keqes, kthehet në shtëpi shëndosh e mirë

Futbollisti i Ferizajt, Thesar Ismajli u lëndua sot gjatë ndeshjes kundë Ulpianës. Gjendja e tij ishte mjaft kritike, ku...

E mahnitshme, Kosova më e mira e Evropianit

Sukses të jashtëzakonshëm kanë arritur xhudistët kosovarë. Kosova është përfaqësuesja më e suksesshme në Evropianin që të dielën përfundoi në Lisbonë të...

FFK reagon për incidentet e kësaj fundjave

Kjo fundjavë në futbollin e Kosovës u përcjell me disa incidente dhe me dhunë në ndeshje të Ligës së Parë dhe të Ligës së...

Sulmohet gjyqtari kryesor në ndeshjen mes Ferizajt dhe Ulpianës, intervenon edhe Policia e Kosovës

Dueli ndërmjet Ferizajt dhe Ulpianës nuk e ka gjetur fundin. Takimi është ndërprerë në minutën e 95-të, pasi që gjyqtari kryesor i ndeshjes Petrit...

Recent Comments