No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Pique: Stadiumi i ri duhet të ketë emrin e Messit

Pique: Stadiumi i ri duhet të ketë emrin e Messit

Mes shumë temave, për të cilat Gerard Piqué foli në intervistën e tij të gjerë me “La Vanguardia”, ishte edhe ajo që ndodhi me Leo Messin gjatë gushtit të kaluar, kur “ylli” argjentinas vendosi të dërgonte një burofax, duke kërkuar largimin nga klubi. Mbrojtësi veteran zbulon se ka patur kontakte të pakta me Leon gjatë asaj periudhë, që tronditi opinionin futbollistik.

“Nuk kam patur shumë kontakte ato ditë, sepse mendova se ishte një vendim personal. Mbaj mend një bisedë kur i thashë: Leo, është një vit, pastaj vijnë njerëz të rinj. Ai e kishte fituar autoritetin për të marrë një vendim edhe nëse mendonte se duhej të shkonte … Unë, nëse do të isha president, do të kisha vepruar ndryshe. Një lojtar i cili për 16 vjet ka dhënë kaq shumë … Jeni i detyruar të arrini një marrëveshje me të.

Lidhur me burofaksin që dërgoi Messi, Piqué shpjegon:

“Pyes veten: si mund të ndodhë që lojtari më i mirë në histori, të cilin kemi pasur fatin ta shijojmë, të ngrihet një ditë dhe të dërgojë një burofaks, sepse ai mendon se nuk janë duke e dëgjuar? Gjithçka është tepër tronditëse. Messi meriton gjithçka. Stadiumi i ri duhet të ketë emrin e tij dhe më pas atë të sponsorit. Ne duhet t’i ruajmë figurat tona, jo t’i diskreditojmë ato. Më bën nervoz. Më habit fakti që njerëz si Pep, Puyol, Xavi ose Valdés nuk janë në klub. Diçka nuk po shkon mirë”.

Sipas mbrojtësit veteran katalan, tani që Messi vendosi të qëndronte “e shoh mirë, të motivuar dhe të lumtur. Leo është pasqyrimi i dhomës së zhveshjes, shembulli që duhet ndjekur. Nëse ai është mirë, reflekton qetësi tek i gjithë ekipi.”

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

FFK reagon për incidentet e kësaj fundjave

Kjo fundjavë në futbollin e Kosovës u përcjell me disa incidente dhe me dhunë në ndeshje të Ligës së Parë dhe të Ligës së...

Sulmohet gjyqtari kryesor në ndeshjen mes Ferizajt dhe Ulpianës, intervenon edhe Policia e Kosovës

Dueli ndërmjet Ferizajt dhe Ulpianës nuk e ka gjetur fundin. Takimi është ndërprerë në minutën e 95-të, pasi që gjyqtari kryesor i ndeshjes Petrit...

Dukagjini dhe Malisheva me fitore bindëse

Dukagjini dhe Malisheva kanë marrë fitoret e radhës për të vazhduar kështu luftën për inkuadrim në Superligë. Skuadra nga...

Shkëmbi i lumtur për fitoren në Drenas

Bledi Shkëmbi e ka vlerësuar si ndeshje shumë të vështirë ballafaqimin me Feronikelin. Trajneri i Ballkanit, Shkëmbi, megjithatë, i është gëzuar më...

Recent Comments