Gola me shumicë dhe paraqitje gjithmonë bindëse. Atalanta është konfirmuar një klub i madhe dhe në Champions League.
Humbja në kampionat kundër Napoli-t duket se është harruar tashmë dhe zikaltrit shikojnë me besim drejt ndeshjeve të ardhshme, ndoshta me shpresën për të përsëritur punën e mirë të bërë në sezonin e kaluar, kur vrapi i lojtarëve të Gian Piero Gasperini-t është ndalur në vendin e tretë në kampionat dhe në çerekfinalet e Champions-it.
Pjekuria e treguar nga bergamaskët në ndeshjen e fituar 4-0 kundër Midtjylland, ka mahnitur Kaka. Ish-ylli i Milan-it ka shkruar në profilin e tij në Twitter:
“Të shikosh Atalanta-n të luajë dhe të fitojë si dje (të mërkurën) është akoma një surprizë apo jo më? Më pëlqen mënyra se si klubi e ka konsoliduar filozofinë e tij”.
Atalanta e ka mirëpritur komplimentin nga Topi i Artë 2007 dhe i është përgjigjur më një “Obrigado” (faleminderit në gjuhën braziliane) në Twitter.
Obrigado @KAKA! 🙏😃 https://t.co/YZfrlP1Mzj
— Atalanta B.C. (@Atalanta_BC) October 22, 2020