No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Barazim me shije të fitores në Turqi

Barazim me shije të fitores në Turqi

Kombëtarja e Kosovës (femrat) e ka arkëtuar një pikë të rëndësishme si mysafire në përballje me Turqinë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian. Ndeshja e zhvilluar në Mangavat, përfundoi me shifrat 0:0. Në përgjithësi u zhvillua lojë e hapur, ku të dyja ekipet shfaqën dëshirë për fitore.  Pjesa  e ndeshjes ishte i baraspeshuar sa i përket cilësisë por jo edhe forcave në fushë, ngase prej minutës së 35-të Kosova luajti me 10 futbolliste, meqë pas 2 kartonëve të verdhë u përjashtua shtylla e mbrojtjes sonë Lidridonë Syla. Megjithëkëtë, Dardanet ishin të barabarta dhe e ruajtën portën e vet dhe kjo pjesë u mbyll me rezultat 0:0.  Pjesa e dytë ishte shumë e fortë, futbollistet e Turqisë me të gjitha forcat u munduan të shënojnë fitore, duke u bazuar në forcën numerike në fushë, por nuk arritën të pushtojnë kështjellën  e Dardaneve, e cila po mbrohej me vetëmohim nga portierja Florentinë Kolgeci. Gjithsesi të gjitha lojtaret ishin në nivelin e duhur madje përtej mundësive dhe duke pasur parasysh se nga minuta e 35-të luajtën me një lojtare më pak, atëherë edhe ky barazim e ka shijen e fitores. Pas këtij barazimi Kosova arrin kuotën  e 10 pikëve dhe renditet në pozitën e katërt, derisa Turqia mbetet në pozitën e pestë me dy pikë më pak. Do theksuar se para ndeshjes futbollistet dhe shtabin teknik të Kombëtares A të femrave i kanë përshëndetur dhe u kanë dhënë kurajë kryetarja e Komisionit të futbollit të femrave njëherësh anëtare e KE, Vjollcë Krasniqi, nënkryetari Agim Dibrani  dhe anëtari i KE-s, Agim Nura.

Turqia – Kosova  0:0 (0:0)
Stadiumi
: Spor Kompleksi Manavgat
Gjyqtarë: Stacey Pearson, Melisae Burgin, Emily Camey e Abigail Byme.
K.V.:D.  Halilaj, Tahiri). Berisha, Musaj(Kos)
K.K. Syla pas 2K.V:(Kos)
Turqia: Akgoz, Yeniçei, Karagenç((Yldirim), Goksu, Civelek O Rurke), Ecem Esen(Keskin), Cumert(Çinar),  Topcu, Ulraz, Turkoglu e Hiz.
Kosova: Kolgeci, Kastrati, Halilaj(Gashi),  Syla, Avduli, Shala(Rexhepi), Biçkaj(Musaj), Tahiri(Emerllahu), Kryeziu, Smajli(Berisha) e Memeti.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Dy autogola dhe Messi “show”, Barcelona “manita” ndaj Getafes

Nuk e pati të lehtë sa duket nga rezultati, por Barcelona arriti të marrë tre pikë ndaj Getafes dhe të vazhdojë ndjeksjen...

Kosova VR siguron kalimin në Ligën e Dytë

Kampionati në Ligën e Tretë të futbollit kosovar ka për t’i zhvilluar edhe tri ndeshje deri në mbyllje të këtij edicioni, mirëpo...

Napoli turpëron Lazion

Napoli ka marrë një fitore spektakolare në shtëpi ndaj Lazios me shifrat e thella 5:2, duke i turpëruar kryeqytetasit.

Adnan Januzaj realizon gol për Sociedadin

Futbollisti shqiptar me pasaportë belge, Adnan Januzaj ka arritur të shënojë gol në sfidën që skuadar e tij Real Sociedad po e...

Recent Comments