No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Shakhtar befason Realin në Bernabeu

Shakhtar befason Realin në Bernabeu

Real Madrid e shumë keq sezonin e ri të Champions League. Kampionët e Spanjës e mbyllën me rezultatin 2-3 takimin shtëpiak ndaj Shakhtar Donetsk. Pjesë e parë katastrofike për ekipin e Zinedine Zidane, që pëson tre gola nga ukrainasit në çerekorëshin e fundit.

Golat dhe rastet e REAL MADRID-SHAKHTAR DONETSK

Tre gola brenda 13 minutave për miqtë, të cilët i falën rrjetave të brazilianit Tete dhe izraelitit Solomon. Në mes të tyre erdhi edhe autogoli i Raphaël Varane. Pushimi dhe ulërimat e Zidane, i bënë mirë vendasve, por disfata nuk u evitua dot.

Luka Modric realizoi një gol fantastik në minutën e 54-t, teksa pesë minuta më pas erdhi edhe rrjeta e Vinicius Junior. Sulmet e Realit nuk u ndalën dhe në minutat shtesë erdhi goli i barazimit. Federico Valverde dërgoi topin në rrjetë, por VAR-i e anuloi për pozicion të parregullt.

Golat dhe rastet e SALZBURG-LOKOMOTIVA MOSKË

Tre pikë të arta për Shakhtar dhe humbja e dytë radhazi në “Santiago Bernabeu” për Realin, që doli pa pikë edhe nga sfida e fundjavës në kampionat kundër Cadiz (0-1). Në sfidën tjetër nuk pati fitues. 2-2 u mbyll takimi mes Salzburg dhe rusëve të Lokomotivës së Moskës, me dy ekipet që e morën nga një pikë. 

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Valverde i Real Madridit rezulton pozitiv me COVID-19,humbë ndeshjen e parë kundër Chelseat

Mesfushori uruguaian i Real Madridit, Fede Valverde ka rezultuar pozitiv në testimin për koronavirus. Lajmin e ka bërë të...

Dortmund zgjedh ish-yllin e Milan si zëvendësues të Haaland

Erling Haaland është vënë në shënjestër të klubeve të mëdha të Europës. Nëse norvegjezi do të largohet nga Dortmund në merkaton e verës, verdhezinjtë duket...

Llapi arrin në finale të Kupës, një hap larg ëndrrës evropiane

Llapi është kualifikuar në finalen e Kupës së Kosovës në futboll. Skuadra e trajnerit Tahir Batatina, barazoi 2:2 të mërkurën në Podujevë kundër Prishtinës,...

Andrea Agnelli i urryer i madh, pritet revolucion tek Juventusi

Të jesh i urryer, sepse je president i Juventusit, është normale. Andrea Agnelli, megjithatë, papritmas e pa veten armiku numër një publik në të...

Recent Comments